Categories: Uncategorized

10 mijë shqiptarë sa në Kosovë sa në Shqipëri, mjekët në kufi të alarmuar për COVID-19

Edhe gushti ka nisur me një fluks të lartë në pikën kufitare të Morinit ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Por gushti pritet të sjellë një mesatare ditore më të madhe për shkak se lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës do të jenë më të mëdha. Por ky fenomen shihet si shqetësim nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.

Fadil Kryeziu, drejtor rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve.

“Edhe kur testohen nuk na informojmë. Më shqetësues është numri i madh që shkojnë tutje, edhe e bartin edhe e sjellin në anën e kundërt infeksionin. Ne kemi ekip mjekësor që monitorojnë 24 orë, sidomos rastet që vijnë, por është e pamundur teknikisht që të depistohen rastet kur brenda një periudhe të shkurtër kalojnë 6 mijë persona.

Për këtë arsye do të ishte më mirë të merren masa të tjera shtrënguese, pse jo edhe te heqja e ekipeve mjekësore por të ndiqen rastet, prej rastit në rast, që të kontrollojmë rastet e infeksionit” tha Fadil Kryeziu, shkruan panorama.

Korriku sapo u mbyll, për Kosovën shënoi numrin me të lartë të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi. Po ashtu edhe në Shqipëri. E pavarësisht kësaj situate qytetarët e Kosovës nuk e kanë frenuar lëvizjen për pushime drejt Shqipërisë.

Edhe fundjava e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar. Mësohet se këtë fundjavë (e shtunë e diel) kanë hyrë rreth 50 mijë pushues kosovarë.

Fluks ka pasur edhe në dy ditët e fundit të korrikut që përkoi edhe me festën e Kurban Bajramit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, mbi 12 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, në fund të korrikut. Kujtojmë se në kufirin me Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës rishikoi vendimin dhe përjashtoi qytetarët e dy vendeve nga masat shtrënguese për kontrollet në kufi në kuadër të situatës me COVID-19.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago