Ndërkohë që shqiptarët janë vetëizoluar në banesë për t’i shpëtuar koronavirusit, dyqanet dhe farmacitë kanë rritur cmimet duke abuzuar në këto ditë të vështira.
Pas rasteve të shumta të denoncuara, edhe gazetari Armand Bajrami ka bërë një denoncim të rëndë për një supermarket në Tiranë.
Cmime të rritura në stratosferë për një pako maska, e domosdoshme në këto ditë të vështira për shqiptarët, ku numri i të prekurve në vend ka shkuar 38.
Denoncimi nga gazetari Armand Bajrami:
Me heret shenova dicka per ata qe abuzojne me cmimet ne dite koronavirusi.
Nje mik me dergoi faturen e blerjes se nje pakoje me maska per 60 mije leke te vjetra (qe ne kohe normale kushton vetem 5 mije leke).
Mall i blere jo ne farmaci, por ne nje supermarket ne Tirane (ne farmaci nuk gjenden me). Jo dorazi, por me kupon tatimor.
Ne nje ekonomi te lire cmimi percaktohet nga kerkese-oferta dhe kjo eshte normale. Ama situata ku jemi, s’eshte hic e tille.
Une nuk mund te drejtoj gishtin se cili eshte abuzuesi, grosisti, furnitori apo shitesi (ne rastet kur malli del nga magazinat ne vend e jo i importuar se fundmi).
Nese tregtari fundor (i cdo lloj produkti qof
te, ushqimor a farmaceutik) e ka blere me nje cmim shume me te larte, asesi qe nuk e shet dot lire.
Por diku, nje nga hallkat ka ceduar. Ka rene pre e tundimin te shtimit te fitimeve ne kurriz te frikes ndaj COVID19.
E cilidoqofte ai, Ali Asllani do t’i thoshte: Nuk do mbetet gje ne dore vecse vul’ e zeze ne balle.
Nese me thoni, qe kjo ndodh po ne gjithe boten, kjo nuk me heq te drejten te me vije keq qe ndodh edhe ne vendin tim.
Kryebashkiaku dhe kreu i qeverise paralajmeruan ndeshkime te renda per abuzuesit.
Te shohim…
1 pako maska 60 mijë lekë! “Çmendet” dyqanet në Tiranë, abuzojnë me çmimet në këto ditë të vështira(FOTO LAJM)
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…