Wilfred Zaha shënoi dy herë në fitoren 1-3 të Crystal Palace në “Old Trafford” përballë Manchester United, ndërsa fansat e “djajve të kuq” u kujtuan të gjithë se për disa muaj ky sulmues ka veshur edhe fanellën e tyre.
Sulmuesi iu bashkua Manchester United në verën e 2013-ës dhe pas disa paraqitjeve mjaft të mira në miqësoret e verës, në kampionat luajti shumë pak e në janar u huazua për 6 muaj, ndërsa në verën pasardhëse u rikthye sërish te Crystal Palace.
Që atëherë është folur shumë pak mbi shkaqet e dështimit të Zaha në “Old Trafford”, megjithatë pasditen e djeshme ka qenë francezi Patrice Evra që ka hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në atë periudhë.
“Me gjithë respektin që kam për Crystal Palace dhe fansat e saj, duhet të theksoj se Zaha meriton një skuadër shumë më të madhe. Kam qenë te Man. United kur erdhi dhe në verë tregoi një formë të jashtëzakonshme, por më pas u ngatërrua me vajzën e David Moyes, i cili ishte trajner atëherë dhe nuk e pa më fushën e lojës”, u shpreh Evra.
Vetë sulmuesi francez reagoi në orët e mbrëmjes dhe mohoi të ketë qenë ndonjëherë i lidhur me Laura Moyes, vajzën e ish trajnerit të Manchester United, por duket se kjo deklaratë e Zaha është më shumë diplomatike, për të mos shkaktuar polemika.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…