Çifti që djersitet së bashku, qëndron së bashku!
Joseph Baena dhe e dashura Nicky Dodaj, u panë teksa dilnin nga një palestër në Venecia, Kaliforni, të mërkurën, një javë pasi kishin festuar përvjetorin e parë.
Djali i Arnold Schwarzenegger, 22 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë të “Gold Gym-it” dhe një palë pantallona të shkurtra blu, ndërsa Dodaj, gjithashtu 22 vjeç, ishte veshur e gjitha në të zeza.
Në 23 shkurt, Baena festoi historinë e tyre romantike, duke i bërë një dhuratë të përzemërt dashurisë së tij.
“Një vit me partneren time në krim!!!”- shkroi ai në Instagram, bashkëngjitur disa postimeve nga snap-i, ku shfaqeshin duke u përkëdhelur. “Mezi pres për më shumë,”- shtoi ai, duke shprehur se mezi po priste të gjitha “aventurat, qeshjet dhe postimet! Të dua.”
Duke mos lënë dyshime për dashurinë ndaj tij, Dodaj u përgjigj duke komentuar “ të dua ‘cutie’.”
Përveç dashurisë për Dodaj-n, Baena ka dhe një pasion të madh për fitnes-in. Ai është një fans i madh i të shkuarit në palestër dhe shpesh ndan regjimin me fansat në internet, gjë që të bën të kuptosh se sa shumë i ngjan Schwarzenegger-it, i cili është një ish-bodybuilding profesionist.
“Jam nominuar për #classiçhallenge nga @dakota_stinson_, kështu që JA KU FILLOJMË!” -shkroi ai, nëntorin e kaluar, pasi mori pjesë në një sfidë që përfshinte imitimin e pozave klasike të bodybuilding të Schwarzenegger.
Ditëlindja e fundit e Baena-s ishte gjithashtu e lidhur me palestrën.
“PALESTRA E JOE-S E HAPUR PËR BIZNES” ishte përshkrimi që ai i bëri një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqej një foto e ëmbël e tij dhe Dodaj-s.
Baena ishte fëmija që lindi nga lidhja e Schwarzenegger me Mildred Baena, ish-kujdestaren e shtëpisë. Gjithashtu, ai ka katër fëmijë me ish-gruan, Maria Shriver: Katherine, 30 vjeç, Christina, 28 vjeç, Patrick, 26 vjeç dhe Christopher, 22 vjeç.
Granit Xhaka me shumë gjasa të largohet nga Bajer Leverkuseni pas dy viteve qëndrim shumë të suksesshme në klubin gjerman.…
Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të zhvillojnë nesër Konferencën e pestë Ndërqeveritare, e cila do të shënojë hapjen e negociatave…
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të zgjatur përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të…
Të paktën 62 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite sot në Rripin e Gazës,…
Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën se Teherani nuk do ta ndalë kurrë pasurimin e uraniumit,…
Gjesti ka ngritur pritshmëritë e publikut pas njoftimit të bërë pesë ditë më parë, ku zbuloi se po vjen me…