Moderatorja sportive Viola Spiro ka befasur me vendimin që tregoi se ka marrë për të mos postuar më asnjë foto të saj me bikini, apo që e tregon si një vajzë seksi, pasi nuk i pëlqejnë të dëgjojë më këto epitete.
E ftuar në “Wake Up”, Viola Spiro tregoi se ka vendosur që të shfaqet me një tjetër imazh përpara publikut. Ajo, sqaroi se nuk i pëlqen kur shikon fotot e saj me bikini. Madje do të preferonte fotot me golf deri tek hunda.
“Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu dua të largohem nga epitetet vajza seksi dhe gjëra të tilla. Kam qenë e vogël kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze”, ka thënë moderatorja shqiptare.
“Ishte një moment që po shikoja veten time në verë dhe thashë që do ishte më mirë ta shikoja veten me golfin deri tek hunda”, ka shtuar Spiro.
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…
Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…