Noah, bebushi i Fatmës dhe Alfios, erdhi në jetë në shkurt të këtij viti. Të qenurit nënë për herë të parë në moshën 25-vjeçare sigurisht që ishte një përvojë sa e bukur aq edhe e vështirë për Fatmën, e cila tregoi në “Jo vetëm modë” se “kishte shumë frikë”. Personi që e ndihmoi të përballonte gjithë procesin ishte nëna e Alfios, për të cilën moderatorja e pati të vështirë t’i mbante lotët teksa fliste.
“[Më ka ndihmuar më shumë] gjyshja e Noahs, mami i Alfios. Që mos filloj të qaj tani, nuk do të gjej dot një mënyrë për ta falenderuar. Më ka ndihmuar tmerrësisht shumë edhe është e mrekullueshme.”
None found
E përlotur, Fatma tha se “s’është e lehtë të kesh një bebush në moshën 25-vjeçare”.
“S’është fare e lehtë të kesh një bebush, sidomos kur unë jam 25 vjeç dhe e kam patur dhe këtë detajin që ti je dhe shumë e vogël vetë. Ishte diçka që unë nuk dija ta bëja, isha mësuar që dilja në mëngjes dhe vija në darkë. Kisha sigurisht shumë frikë. Edhe Alfio kishte një profesion që dilte në mëngjes dhe vinte në darkë. E kam përjetuar shumë keq faktin që Noah nuk kishte shtuar peshë sa duhet.”
Për shkak të gjendjes së saj jo fort të mirë, prindërit e Alfios vendosën t’i qëndronin pranë dhe të kujdeseshin për të.
“Edhe po e përjetoja shumë keq, prindërit e Alfios lanë praktikisht gjithçka dhe erdhën, kanë qëndruar me mua në shtëpi. Janë kujdesur shumë që unë të shtoj ato kilogramët që duheshin tek Noah. Si përfundim ky lindi më i madh se unë fatmirësisht. Nëse ka një njeri që unë i detyrohem tej mase shumë, për gjithë situatën si para lindjes dhe pas lindjes, është mami i Alfios, që sinqerisht e dua shumë.”
Hansi Flick ka dalë në mbrojtje të paraqitjeve të Barcelonës në ndeshjet e mëdha, pas kritikave të shumta të marra…
Klubi spanjoll Tenerife ka marrë një vendim human për të mbështetur financiarisht vajzën e futbollistit të tyre të ndjerë, Jesús…
Një 19-vjeçar u vra dhe të paktën tre persona u plagosën pas dy sulmeve me armë zjarri në një universitet…
Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës.…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…