Categories: Uncategorized

Video që po shqetëson rrjetin, ndjekësit quajn agresiv këngëtarin me partneren (VIDEO)

Këngëtari Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, dalin shpesh live në Instagram ose Facebook. Në një prej këtyre fansat vunë re një moment të pakëndshëm mes çiftit. Në fillim të videos, Luisana e ndërpret Michael dhe thotën “çkemi” në të njëjtën kohë me të.

Michael e gjuan me bërryl dhe e shtyn dy herë para se ta përqafojë për të rregulluar situatën. Luisana dëgjohet të thotë “më fal” nën zë.

Sjellja agresive e këngëtarit nxiti reagimin e fansave në rrjetet sociale që e detyroi Luisana-n të kundërpërgjigjet. “Është e pabesueshme mënyra si sillen ca njerëz,” tha ajo në një përshkrim në Instagram dhe shtoi: “Unë dhe bashkëshorti im dalim live çdo ditë për t’ju dhënë pak gëzim dhe shpresë dhe duhet të përballemi me njerëz dashakeqës që thonë gjëra të tilla pa na njohur ne apo familjen tonë.”

Fansat vunë në dukje mënyrën si i flet Michael gruas, vështrimin e tij dhe sjelljen imponuese ndaj saj.

Pasi klipi u bë viral, në internet u shfaqën video të tjera ku këngëtari sillet agresivisht kundrejt Luisana-s.

Në këtë video, Luisana u vonua dy minuta sepse po i përgatiste ushqimin fëmijëve dhe Michael iu desh ta niste live-n vetëm. “Për mua je e vdekur,” i thotë ai.

Ndërsa në një video tjetër, konteksti i të cilës nuk dihet, dëgjohet Michael që i thotë gruas “do të të vras” dy herë.

Sidoqoftë, Lopilato i konsideron të padrejta kritikat.

“Unë e di mirë kush është im shoq dhe do ta zgjidhja me mijëra herë. S’është e drejtë,” shkruan Lopilato në Instagram. “Pa thënë më shumë dhe duke bërë ç’është e drejta për familjen time, gjithë të tjerat ia lë Zotit. Botës i duhet dashuri, shpresë, vlera dhe solidaritet, jo këta lloj njerëzish.”

të fundit

Horoskopi 29 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…

1 hour ago

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

1 hour ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

2 hours ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

2 hours ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

2 hours ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

3 hours ago