Në 5-vjetorin e martesës, Vesa Luma mori një propozim të dytë nga bashkëshorti i saj, Big Basta. “Nëse do të propozoja prapë, a do martohesh për herë të dytë me mua? Po, Jo? Të dua”, shkroi reperi në një fletë për ta pyetur partneren nëse do martohej sërish me të. Përveç Vesës edhe ne u surprizuam dhe nuk e kuptuan nëse kjo ishte e vërtetë apo një lojë mes dyshes.
Mirëpo e ftuar në emisionin “Rudina”, Vesa ka treguar se propozimi ishte real dhe shumë shpejt ajo dhe Big Basta do bëjnë një ceremoni të dytë martesore.
None found
Këngëtarja tha se arsyeja e vetme për martesën e dytë lidhet me djalin e tyre Lianin.
“Po, do martohemi për herë të dytë. Në fakt nuk kemi plane fare. Nuk e kemi zgjedhur vendin, por djali sa herë e sheh atë videon e dasmës thotë pse s’kam qenë dhe unë më keni lënë vetëm dhe ju jeni kënaqur duke kërcyer dhe nuk më keni marrë mua”, u shpreh Vesa.
Këngëtarja foli edhe për largimin nga Shqipëria dhe ajo tregoi se bashku me Big Bastën vendosën të zhvendoseshin në Zelandën e Re, pasi panë që Liani do të kishte një të ardhme më të sigurt atje se në vendin e tij. Në fund të emisionit ajo u përlot, duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë. /tv klan
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, i kishte dërguar asaj më 21 shtator një mesazh në WhatsApp, të cilin ajo…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale. I menjëhershëm ishte reagimi nga Vetëvendosje. Asamblisti i…
Chatbot-eve të inteligjencës artificiale (IA) mund t'u tregohet për krimet, por pasiguritë rreth kornizave ligjore ose masave që do t'i…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për suspendimin e zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda…
Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të…
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave…