Një nga autorët e vjedhjes së një shume të madhe parash, 200 mln lekëve dhe 50 mijë frangave në automjetin e një qendre tregtare në Tiranë është vëllai i Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr”, konfirmon gazetarja e Panorama.
Burimet bënë me dije se autorët, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes.
None found
Mwsohet se spikerja Greta Hoxha është telefonuar nga oficerët e hetimit dhe i kanë kërkuar të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj.
Por spikerja u ka thënë se ndodhej në Fier. Për makinën, ajo ka treguar se që prej 22 majit atë e ka pasur në përdorim vëllai i saj Donaldo Hoxha.
Edhe ky i fundit është telefonuar nga policia, por ka deklaruar se gjithashtu ndodhej në Fier. Por pas kësaj telefonate, në policinë e Tiranës ka telefonuar një avokate e cila ka shprehur se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur.
Sapo janë paraqitur në polici, dy të rinjtë janë arrestuar.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit, shkruan panorama.
Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga”, tha Policia dje.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…