Përfundimi i “Festivali i Këngës” la vend për komente të shumta. Alketa Vejsiu deklaroi hapur se, sipas preferencave të saj, vendi i parë i takonte Elvana Gjatës. U aludua se marrëdhënia mes Vejsiut dhe Vera Grabockës ishte krisur, ndërsa nisja e një tjetër projekti të përbashkët mes dyshes së famshme të televizionit dëshmon të kundërtën.
Grabocka mesa duket ka pritur “Në kurthin e Piter Pan” për të shprehur edhe një herë konsideratat e saj lidhur me moderatoren, duke theksuar ndër të tjera suksesin e kësaj të fundit në “Sanremo”. Ka mjaftuar një foto e regjisores dhe Vejsiut në Instagram, si dhe disa fjalë plot emocion nga Grabocka, për të kuptuar se bashkëpunimi mes këtyre dy emrave do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Sipas përshkrimit të Verës, Alketa ka spikatur në sytë e saj që në moshën 16-vjeçare. Një raport të tillë vështirë ta gjesh në botën e televizionit, apo jo?
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…
Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…