Categories: Uncategorized

U nda me këngëtaren shqiptare, Xherdan Shaqiri në jaht i rrethuar nga vajza joshëse

“Xherdan Shaqiri me pushime në jahtin luksoz, i rrethuar nga femra seksi” ishte kryetitulli i portaleve, aq më tepër që kjo arratisje e tij ndodhi direkt pasi u nda nga këngëtarja Dhurata Ahmetaj.

Të ishte një mënyrë ngushëllimi apo një festim i lirisë, kjo mbetet për t’u rrëfyer nga vetë futbollisti. Ndërkohë, ai i ka dhënë dhënë fund historisë së shkurtër të dashurisë me këngëtaren kosovare të Pop-it, një lidhje që u zbulua në muajin prill nga prestigjiozja “The Sun”.

“Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpulit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”, kështu e niste shkrimin e përditshmja britanike “The Sun”, dedikuar lajmeve për një lidhje të mundshme mes futbollistit të njohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj. “Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është lindur në Gjilan të Kosovës”, citonte më tej media britanike, duke i bërë edhe biografinë futbollistit të pëlqyer jo pak nga femrat.

Në fakt, distanca dhe xhelozitë kanë çuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje e direkt pas vendimit, futbollisti nga Kosova nisi pushimet, ndërsa është fotografuar në një jaht luksoz me miqtë e tij në Detin Mesdhe, afër Formentera shkruan panorama. Futbollisti shihej teksa argëtohej me miqtë, i rrethuar nga disa femra seksi, të cilat dukeshin se e kishin përqendruar të gjitha vëmendjen tek ai, ndërkohë që është prapë single. Ndonëse ai dhe Dhurata preferuan që të mos tregonin asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre, u zbulua se ata kishin një vit bashkë dhe ishin njohur nga miqësia e përbashkët.

Ata mbajtën një lidhje në distancë, megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit. Xherdani, i cili jeton në Londër, e viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte Dhurata. Historia e tyre mori fund në fund të korrikut. Ishte Dhurata ajo që nisi pushimet e para si vajzë single, por vendin zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul së fundi më festoi titullin kampion. Tashmë edhe për futbollistin nisën ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti e kanë hequr njëritjetrin nga “Instagram”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago