Stresi u përfol se ishte në një romancë me modelen Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.
Lajmet u përhapën pas festës së ditëlindjes së reperit, ku thuhej se ishte parë shumë pranë bukuroshes dhe miq pranë tyre kishin konfirmuar lidhjen.
Mirëpo, asgjë nuk është e vërtetë dhe lajmin e ka përgënjeshtruar vetë Stresi për “Iconstyle.al”. Reperi ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me vajzën në fjalë dhe hera e parë që e ka takuar ka qenë në ditëlindjen e tij. Kjo pasi modelja kishte ardhur me disa miq të përbashkët.
Stresi rrëfeu se nuk e njeh modelen dhe thjesht kanë bërë foto për ditëlindje, ndërsa më pas mes tyre s’ka ndodhur asgjë më shumë.
“Unë jam i martuar“- sqaron Stresi duke na lënë të kuptojmë se historia me Keisin s’ka marrë fund dhe së shpejti do t’i shohim sërish bashkë! Sigurisht, pasi të pajtohen! Kjo shpjegon edhe faktin pse Keisi vazhdonte ta mbante në gisht unazën, pavarësisht faktit se nuk flet prej kohësh me partnerin e saj!
SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…
Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me…
Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…
Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…