Categories: Uncategorized

Trekëndëshi i bujshëm i dashurisë, Natalia flet për raportin me Neymar dhe Maluma (FOTO LAJM)

Pas muajsh polemikash rreth Natalia Barulich, Neymar dhe Maluma, modelja thyen heshtjen për marrëdhënien e saj me dy çunat simpatikë.

Padyshim, një nga lajmet që mori vëmendjen e mediave të ndryshme ndërkombëtare gjatë gjithë kësaj vere ishte trekëndëshi i dashurisë që lindi mes këngëtarit kolumbian, Maluma, ish-partneres së tij, Natalia Barulich, dhe ylli brazilian, Neymar.

Për javë të tëra u aludua se ‘Hawaii’, ishte një dedikim i veçantë për Natalian. Situata arrititi kulmin, kur Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Hawaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime.

Sidoqoftë, Maluma i mohoi këto zëra, si dhe rivalitetin e tij me Neymar, përmes një live në Instagram, ku u shpreh se gëzon respekt për brazilianin dhe se nuk është në dijeni të lidhjes së tij me Natalian , teksa shtoi se secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.

E teksa të gjithë donim të dini raportin e Neymar me Natalia, kjo e fundit tani, më shumë se një muaj pas polemikave, ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me marrëdhënien aktuale që ka me Neymar, kjo përmes një interviste ekskluzive dhënë për programin televiziv meksikan, ‘Ventaneando’.

Përmes kësaj, modelja kroate konfirmoi se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë se një miqësi.

“Ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një set fotografik. Unë e adhuroj atë, ai është një person i shkëlqyeshëm, ai është një mik i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë ka qenë një djalë i adhurueshëm dhe është një person i shtrenjtë në jetën time.”- tha modelja.

Nuk kishte si të shpëtonte pa i thënë disa gjëra edhe për lidhjen e saj të vjetër me Maluma dhe polemikat që lindën rreth ‘Hawaii’, duke thënë se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë kapitull dhe se nuk i intereson nëse kënga ishte dedikim për të apo jo.

“Unë nuk besoj asgjë në lidhje me të. Unë nuk e di nëse ai ma kushtoi, apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Ai i përket të kaluarës dhe unë dua ta lë atje, ishte një kapitull në jetën time për të cilin nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë që prej një viti.”- përfundoi ajo.

Thënë kjo, një nga polemikat më të mëdha të 2020 është sqaruar, dhe gjithçka duket se tregon se Maluma dhe Natalia Barulich i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë paqësore, ndërsa marrëdhënia midis modeles dhe Neymar nuk shkon përtej një miqësie të fortë.

Sakaq, kujtojmë se pak javë më parë Maluma ka postuar në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Në fotot shihni ‘pretty boy’ duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze. Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e nisjes së një romance.

të fundit

Rrëzohet helikopteri në Minesota, nuk ka të mbijetuar

Një helikopter u rrëzua pranë Aeroportit Airlake, pranë qytetit Lakeville në shtetin amerikan të Minesotës, dhe nuk pati të mbijetuar…

31 minutes ago

U dërgua me urgjencë në spital/ Nuredin Dumani shtrohet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT, si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

Ditën e djeshme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, dhe një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të prokurorisë në vitet…

1 hour ago

Liverpuli ka gati emrin që zëvendëson Salah, të kuqtë hedhin sytë drejt Bajernit

Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të…

1 hour ago

Kievi u godit me 800 dronë, reagon Zelensky: Zbatoni marrëveshjet e Parisit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore të natës nga Rusia, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i ka…

1 hour ago

Mbante me forcë në banesë të dashurën e mitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës (EMRI)

Policia e Durrësit, ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi akuzohet se mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e…

2 hours ago

Ekstradohet nga Santo Domingo i shumëkërkuari Soni Pepa, policia “blindon” Rinasin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në vijim…

3 hours ago