Moderatorja e njohur Bora Zemani, në këtë sezon të ri televiziv do të shfaqet nën logon e “Top Channel”. Fotoja që vetë ajo ka postuar nuk lë vend për shumë hamëndësime.
Burime të sigurta konfirmojnë për se pas eksperiencës si drejtuese e disa formateve në “Tring” dhe “Vizion Plus” si “3shat”, “Albanian Designers Competition”, etj, Zemani do të vijë çdo ditë në “Top Chanel” me një format që është bërë i famshëm gjatë sezonit të shkuar,shkruan revista Who.
None found
“Përputhen” rubrika që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”, do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm, sërish me autorësi të Olsa Muhametit.
Formati që ju dha famë disa të rinjve që aspironin televizionin, do të drejtohet nga Zemani, por nuk do të mungojnë në të figura të tjera televizive.
Olti Curri nuk do të jetë më në poltronin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion.
Por burimi bën me dije se të tjerë personazhe të njohur janë në negociata me programin që tashmë do të jetë i përditshëm. “Përputhen” do të transmetohet pas “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Lufta në Ukrainë vijon pa shenja të ndërprerjes së luftimeve, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Sulmet…
Mariah Carey do të ketë një tjetër kukull Barbie të krijuar në nder të saj. Mattel ka prezantuar modelin e…
Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar Erling Haalandin, duke shpresuar që të realizojnë…
Policia e Tiranës ka nisur procedurat ligjore për ekzekutimin e mbi 100 gjobave të vendosura ndaj personave që morën pjesë…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e…
Konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend në shtator të vitit 2026, ishte 448.847 megavat orë (MWh), i gazit…