Categories: Uncategorized

Thyen rregullat e COVID-19, e pëson keq restoranti i famshëm “Salt Bae”

Vetëm pesë ditë pasi kishte hapur restorantin e tij të ri në Boston, Salt Bae e shefit të guzhinës Nusret, i njohur gjerësisht për mënyrën e hedhjes së kripës në mishin që gatuan, është mbyllur.

Shkak është bërë një video e publikuar prej vetë atij në rrjetet sociale, ku duket se klientët e shumtë që kishin mësyrë në restorant, nuk respektonin asnjë masë ndaj covid-19.

Të lidhura

None found

Bordi I licensimit të qytetit vendosi të mbyllë restorantin e ri për shkak të mosrespektimit të rregullave që ndoqën dy inspektime në restorant.

Inspektimi I parë, raportojnë mediat në SHBA, ndodhi në 23 shtator dhe gjeti 9 shkelje, duke përfshirë edhe dy frigoriferë që sipas inspektimit nuk ftohnin sic duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve dhe mbajtjes së ushqimit dhe temperature jo të duhura të paisjes së larjes së enëve.

Inspektorët u rikthyen edhe në datën 24 shtator dhe vunë re se elementët e vlerësuar në inspektimin e parë nuk ishin rregulluar.

Ndërkohë që në raport të bordit të licensimit ishin vendosur edhe problemet e ceremonisë së hapjes në 18 shtator.

Restoranti që ka degë edhe në Abu Dhabi në Dubai, është themeluar nga Nusret Gokce, që u bë I njohur për hedhjen e kripës me video virale në rrjetet sociale. Deri tani ka krijuar një rrjet me 16 restorante, dhe është I treti I hapur në SHBA, pas atij të Nju Jorkut dhe Majamit.

të fundit

Shpresat e Alban Bushit përballen me Spanjën në një miqësore prestigjioze

Kombëtarja shqiptare U-21 do të përballet sonte me Spanjën, në miqësoren e luksit e cila do të luhet prej orës…

2 minutes ago

Barcelona shqyrton largimin e Baldes dhe Koundes në janar

Klubi katalunas, Barcelona pritet të largojë dy lojtarë gjatë dimëror, nëse ofertat janë të kënaqshme për bordin drejtues.Barcelona pritet të…

3 minutes ago

Gjykata lë në paraburgim për 30 ditë 31-vjeçarin nga Ohri që dhunoi dhe izoloi të dashurën

Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra…

6 minutes ago

Kim Jong Un pushon me familjen në resortin e skive, vajza e tij spikat në pamjet e publikuara

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…

10 minutes ago

Berishaj pranon pagesat e mëparshme nga GEN-I Beograd, por mohon t’i ketë marrë si ambasador

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…

16 minutes ago

Të shtëna me armë pas një ndeje me alkool? Hysni Mehani kërkon veprim nga Policia dhe Prokuroria

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…

17 minutes ago