Ardit Gjebrea ka vendosur të ndërtojë dy shtëpi në Thumanë, Krujë, pas tërmetit tragjik.
Ai dhe ekipi i tij ishin dje, për të përgatitur dokumentacionin, por duke qenë se ka pasur rrallë në bashkinë e Krujës, ka preferuar të ulet në kafe dhe të presë si të tjerët.
Ardit Gjebrea nuk sqaroi se me çfarë fondesh do të ndërtohen shtëpitë, por duket se kemi të bëjmë me një fond bamirësie, që ai dhe ekipi i tij tek “E diela Shqiptare” kanë përgatitur për t’u ardhur në ndihmë familjeve që mbetën pa strehë.
“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë”, theksoi Ardit Gjebrea.
“Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta”.
“Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë!”
“Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen.”
“Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë”, tha Gjebrea në mesazhin e tij”, premtoi Gjebrea, teksa dha edhe lajmin e mirë.
Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak…
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja…
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e…
SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…
Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll…
Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist dhe gjatë takimit me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të…