Olivia dhe Raul De Freitas u nisën për Maldive më 22 mars për të kaluar një muaj mjalti 6-ditor në Cinnamon Velifushi Maldives. Asokohe, agjencia e udhëtimit i siguroi se do të ktheheshin të sigurt në shtëpi, pavarësisht rrëmujës që po shkaktonte pandemia.
Për fat të keq, gjatë pushimeve u njoftuan se Afrika e Jugut do të mbyllte gjithë aeroportet brenda 24 orësh dhe çifti s’e dinte a do ia dilte dot të kthehej në shtëpi për aq pak kohë.
Vendosën të qëndrojnë në resort pasi nuk e dinin nëse do të lejoheshin të ktheheshin nëse largoheshin drejt aeroportit. Iu dha mundësia të ktheheshin në shtëpi bashkë me afrikano-jugorët e tjerë në Maldive përmes një avioni privat që kushtonte më shumë se 100 mijë dollarë.
Ambasada nuk arriti të komunikojë me gjithë afrikano-jugorët në Maldive dhe kështu çifti vendosi të qëndrojë në resort.
Gjithë të tjerët ishin larguar, që do të thotë se e kishin të gjithë resortin për vete.
Kaluan shumë kohë në gjumë, në pishinë apo thjesht duke ndenjur. Stafi, i gjithi për ta, u impenjua maksimalisht; organizuan darka romantike në buzë të detit, vunë në skenë një performancë, nëntë kamarierë u shërbenin vetëm atyre të dyve. Madje, instruktori i zhytjeve u lutej të eksploronin pak.
Ditë pas dite, shpenzimet shtoheshin për dyshen.
Dje u kontaktuan nga ambasada e Afrikës së Jugut dhe iu dha një orë kohë për të paketuar sendet. Më pas u transportuan në një resort tjetër me pesë yje bashkë me bashkatdhetarë të tjerë të ngecur në Maldive. Kështu, dërgimi i tyre në shtëpi do të ishte më i thjesht për t’u organizuar.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…