Categories: Uncategorized

Të famshmit që anuluan dasmën për shkak të koronavirusit (FOTO LAJM)

1.Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Gjatë një interviste për Ellen DeGeneres më 7 prill, Jennifer Lopez u shpreh se “koronavirusi ndikoi pak te planet e dasmës”. “Pra, na duhet të presim edhe disa muaj që të shohim si do të shkojnë gjërat,” tha ajo.

Të lidhura

None found

2.Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, u detyruar të shtynin dasmës pas pandemisë së Covid-19. Burime për People thanë se “ceremonia do të mbahej në Japoni me 150 të ftuar” dhe ata “ishin shumë të lumtur”, ishte e pamundur.

3.Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi

Nuk është hera e parë që princesha shtyn datën e dasmës. Fillimisht, Beatrice u detyrua ta shtynte dasmën për shkak të skandalit të të atit, princit Andrew. Pastaj, tensionet në familjen mbretërore pas vendimit të Meghan dhe Harry-it, ia bënë edhe më të vështirë kurorëzimit, por më në fund u duk sikur çifti ia doli të planifikonte një datë. Ata do të martoheshin më 29 maj në The Chapel Royal, por mbretëresha Elizabeth II anuloi çdo event për shkak të koronavirusit. Daily Mail shkroi se çifti ka në plan të organizojë një ceremoni me 5 të ftuar. “Po marrin në konsideratë një dasmë private me vetëm pesë njerëz: nusja, dhëndri, prifti dhe dy dëshmitarët. Festën do ta mbajnë pas disa muajsh, kur gjendja të kthehet në normalitet,” tha një burim.

4.Taraji P. Henson dhe Kelvin Hayden

Më 31 mars, Taraji P. Henson tha se do ta shtyjë dasmën për në korrik. “Gjyshja ime është 96 vjeçe ndërsa e tij 86, si t’i marrim në dasmë tani? Tani po përpiqemi të gjejmë një mënyrë sa më të sigurt,” tha aktorja e Empire për Extra TV.

5.Emma Stone dhe Dave McCary

Emma Stone dhe Dave McCary do të martoheshin në mars, por burime për Page Six konfirmuan se u detyruan ta shtynin. Aktorja dhe regjisori janë bashkë që prej 2017-s dhe njoftuan fejesën në dhjetor të 2019-s.

të fundit

Macron after shootings near Paris: “A turning point for France, a racially motivated terrorist attack

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

3 hours ago

Macron pas të shtënave pranë Parisit: “Një pikë kthese për Francën, sulm terrorist me motive raciste

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

3 hours ago

Ronaldinho sërish në fushë në moshën 46-vjeçare, Ravenna cakton debutimin më 15 nëntor

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…

4 hours ago

VIDEO/ Klidman Lilo shkëlqen me pritjet ndaj Leverkusenit, mediat greke mahniten nga 23-vjeçari

Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...

4 hours ago

Horoskopi 24 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…

4 hours ago

Protests in Tirana, Jim McGovern calls for an end to violence and for citizens to be heard

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…

4 hours ago