Categories: Uncategorized

Taksa ndaj Serbisë, Qeveria mblidhet sot për të diskutuar

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 16:00.

Në takimin e sotëm pritet të përballen dy partnerët qeveritarë, të cilët po mbajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me heqjen e tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit.

Të lidhura

None found

Kryeministri Kurti dëshiron të vendosë masat e reciprocitetit, e më pas ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe, gjë që po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan ekspress.

Zyrtarët më të lartë të LDK-së, përfshirë Isa Mustafën e Lutfi Haziri kanë deklaruar se në lidhje me këtë çështje duhet të veprohet në bashkërenditje dhe sipas kërkesave të SHBA-së.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti vazhdimisht ka shkruar së fundmi që nuk duhet të rrezikohet partneriteti me SHBA-në dhe se duhet të hiqen pengesat e “vetëshkaktuara” për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Gazeta Express, duke u bazuar në burimet nga Uashingtoni, ka raportuar se SHBA-ja i ka vënë Kurtit ultimatum që brenda kësaj jave ta heqë tarifën.

Kryeministri Kurti u ka dhënë përgjigje negative amerikanëve, ndërsa priten pasoja të rënda për partneritetin e Kosovës me SHBA-në.

Tërheqja e njohjes nuk është opsion, ndërsa priten të ndërmerren masa të tjera në lidhje me investimet dhe aktivitetet e tjera të shtetit amerikan në Kosovë përgjatë 20 vjetëve të fundit.

të fundit

Asllani gjen formën para duelin me Lyonin: Dy pasime vendimtare, një gol dhe frymë e re te Hoffenheimi

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një periudhë pozitive te Hoffenheimi, pasi një verë e vështirë dhe e mbushur…

3 seconds ago

Studentët shpallin protestë para Parlamentit nesër në orën 09:00

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën…

3 minutes ago

Protesters march along the boulevard and call for Rama to step down

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët, si dhe qytetarët e shumtë të…

10 minutes ago

Young people refuse to leave protest outside the prime minister’s office after rejecting dialogue with Rama: Resign!

Pas refuzimit të prerë të ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, të rinj, studentë dhe qytetarë po vijojnë të…

11 minutes ago

Kurti calls on the EU to take concrete steps to advance Kosovo toward membership

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Shën Stefan të…

11 minutes ago

Constitutional Court rejected initiative against linear pension increase

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut e ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të penzioneve. Kjo…

12 minutes ago