Categories: Uncategorized

Sulmuesi i Realit në telashe, thyen karantinën për ditëlindjen e së dashurës (FOTO LAJM)

Futbollistët serbë, Luka Jovic i Real Madridit dhe Nikola Ninkovic i Ascolit, dyshohet se kanë shkelur detyrimin e izolimit pas kthimit në Serbi dhe për këtë arsye janë denoncuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në bazë të rregullave të reja të lëshuara për të ndalur përhapjen e Koronavirusit.

Në veçanti, për Jovic, theksohet se ka thyer karantinën e “Los Blancos”, në Madrid, dhe ka fluturuar për në Serbi për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Sofija Milosevic.

Të lidhura

None found

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, kishte kritikuar kthimin në shtëpi gjatë kësaj epidemie të disa lojtarëve që kanë kontrata milioneri jashtë vendit, pasi nuk respektojnë detyrimin e izolimit, por pa përmendur emra.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanovic, konfirmoi ankesën penale kundër disa sportistëve, pa treguar identitetin e tyre:

“Ne kemi marrë denoncime për disa përfaqësues të njohur të sportit. Ata do të përgjigjen para gjykatave.”

Më vonë, Luka Jovic shpjegoi atë që ndodhi dhe kërkoi falje. “Në Madrid, testi im për COVID-19 ishte negativ, kështu që vendosa të udhëtoj në Serbi, për të ndihmuar dhe mbështetur njerëzit tanë, me lejen e klubit tim. Më vjen keq që nuk më dhanë udhëzime specifike se si duhet të veproja gjatë izolimit tim. Në Spanjë lejohet të bësh pazar, të blesh produkte në farmaci, ndërsa këtu nuk është kështu. Ju kërkoj falje të gjithëve nëse kam dëmtuar ose rrezikuar dikë “.

të fundit

Tahiri qëndron kritik ndaj Qeverisë:65 ligje në tre muaj, por kuështë strategjia?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe…

2 seconds ago

Courtois rinovon me Realin, kontrata e re e lidh portierin belg me klubin deri në 2028

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në…

4 minutes ago

Mesazhi i së bijës së Eli Farës në Instagram: “Mbaje kokën lart, mbretëreshë”, pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…

12 minutes ago

Rrahja e dy të rinjve në Saraj, BDI kërkon nga MPB publikimin e raportit të plotë policor

BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…

17 minutes ago

Elvana Gjata shtatzënë? Zbulohet emri që po përflitet si babai i fëmijës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…

17 minutes ago

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës: “E pamundur të bjerë nga krevati, ishte shumë larg dritares

Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…

20 minutes ago