Pandemia Covid-19 nuk i ka ndaluar aktivitete e ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Njerëzit janë përpjekur t’i përshtaten një normaliteti të ri, duke sjellë një sërë eventesh të rëndësishme ashtu siç është dhe ‘Miss Arbëresha’ që po zhvillohet aktualisht në Itali.
None found
Midis shumë vajzave që kanë garuar është dhe 17-vjeçarja Margherita La Regina. Ajo është studente e shkollës së mesme ‘V.Bachelet’ dhe ka marrë pjesë në këtë konkurs pasi i pëlqen të zbulojë dhe të jetojë përvoja të reja.
Forma se si mund ta mbështesë çdo shqiptar dhe jo vetëm është duke i dhënë ‘like’ fotos së mëposhtme në llogarinë në ‘Facebook’, për ta nxjerrë kështu vajzën me origjinë shqiptare në krye të garës, e cila është pretendetja kryesore.
Mes shumë pëlqimesh në foton e Margherita-s do të dalloni dhe komentet e ndryshme të cilat e komplimentojnë 17-vjeçaren për këtë nismë sa interesante dhe motivuese.
Finalja zhvillohet mbrëmjen e sotme dhe Margherita ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.
Françeska Rustem ka nisur pushimet për këtë sezon veror dhe menjëherë ka marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.…
Luka Modrić tërhoqi vëmendjen jo vetëm me rikthimin e tij në fushë, por edhe me një moment argëtues pas ndeshjes…
Një aktiviste iu drejtua studentëve gjatë protestës para Kryeministrisë, duke i ftuar t’i bashkohen protestës dhe të angazhohen për, sipas…
Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes, në thellësinë 96 metra të detit Jon është zbuluar, pothuajse e paprekur, një nga…
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për konstituimin e legjislaturës së re, vetëm një ditë para përfundimit të afatit…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 18:00 të sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 14…