Categories: Uncategorized

Si lule “qëndro larg”, vëllezërit korçarë tregojnë përshtypjet gjatë udhëtimit

Teksa shumica e njerëzve janë vetëkarantinuar në shtëpi, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi kanë ndarë më ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një mesazh mjaft domethënës.

Ato kanë treguar se janë kthyer nga SHBA për tu “izoluar” në Shqipëri, jo se nuk i kishin kushtet atje por kanë ardhur për të qendruar edhe pranë familjeve të tyre.

Të lidhura

None found

Po ashtu ato kanë treguar edhe një episod që u ka bërë përshtypje gjatë udhëtimit, ku teksa ktheheshin nga SHBA, ata kanë rrëfyer se njerëzit në aeroportet e Tampa dhe Frankfurt, (shumica gjermanë) nuk mbanin maskë dhe vazhdonin jetën normalisht, ndryshe nga çfarë ndodhet në Tiranë, ku sipas tyre, “rreth 80% ishin me maska dhe të trishtuar”, ndërsa takimi me kolegët bëhej me këmbë.

Mesazhi i vëllezërve korçarë:

Ne “Vellezerit Korcare” Stefi dhe Endri Prifti!

Te menduar, te gezuar! Te dashuruar apo vetem…! Me te mirat dhe te keqiat tona..! Me familjet dhe sidomos femijet tane, qe i duam shume. Here te lumtur dhe here me drama…, si c’do familje neper bote, sot u kthyem ne Shqiperi.

Ka dashur Zoti te jemi dy vellezer te pandare (si, shpesh na thone) edhe pse nuk eshte e lehte..!

Me shoke e miq te mire kudo neper bote.

Muzika dhe pasioni qe kemi per te luan rolin kryesor ne qendrueshmerine e te qenit “Vellezer korcare, te pandare” Ndoshta vete jeta..! Femijeria… mundimet dhe sakrificat si jemi rritur! Nena jone qe na la shpejt…! Mungesa e babait qe ne vogeli, gje te cilen me apo pa dashje me eshte dashur mua ta luaj si nje rol te dyte per shume vite!

Ne “Vellezerit Korcare”, Stefi dhe Endri Prifti sot u kthyem nga Amerika per tu “izoluar” ketu ne Shqiperi dhe jo ne Amerike, ku i kishim te gjitha kushtet dhe mundesite per te qendruar.

Por… femijet tane jane jeta jone dhe jane me teper se te qenit “Ne”! Ata ndodhen ne Shqiperi dhe po perballen si gjithe shqiptaret e tjere me kete gjendje te jashtezakonshme te ketij virusi te keq, e cila kerkon shume kujdes, por jo panik..! Deri tani u perballen vete me situaten e krijuar dhe ne ndihemi shume krenare per kete gje!

Sot, qe u kthyem nga Florida drejt Frankfurtit dhe me pas Tiranes, me beri pershtypje dicka: – Nga Tampa ne Frankfurt (shumica ishin gjermane), askush nuk mbante maska…! Ishin te gjithe ne qejf te tyre, sikur nuk kishte ndodhur asgje!

Kur arritem tek gate per ne Tirane 80 % ishin me maska dhe teper te trishtuar, si lule “qendro larg…”!Takuam disa kolege atje dhe takimi behej me kembe… (shaka, por e vertete )!

Ne “Vellezerit Korcare” nuk ju bejme bisht sakrificave, por jemi ketu prane femijeve tane duke u lutur dhe shpresuar, se c’do gje do kaloje shpejt dhe me sukses per te gjithe shqiptaret dhe gjithe globin.

Mbase perfundojme ndonje kenge te re kete periudhe qetesi – lufte!

të fundit

Shaheen in Tirana: Developments in Kosovo and Bosnia also affect Albania, instability does not stop at the border

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet…

6 minutes ago

Kosovo holds regional conference on financial integrity as part of the Berlin Process

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej…

6 minutes ago

Interior Ministry investigates suspicions of a criminal group following organized begging in Skopje

Ministria e Punëve të Brendshme po heton nëse pas lëmoshëkërkimit të organizuar në rrugët e Shkupit qëndron një grup kriminal.…

8 minutes ago

VLEN: Violence cannot be justified and the law must be applied without exception

“VLEN shpreh shqetësimin e thellë për rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga ana…

8 minutes ago

Voted for “Territorial Reform”!

Këtë të shtunë, në një reagim të gjatë në rrjete sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas…

9 minutes ago

Trauma e 7 tetorit i afron të rinjtë izraelitë me të djathtën: siguria dominon votën e parë

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 po ndikon zgjedhjet politike të brezit të ri në Izrael. [...]Read More...

10 minutes ago