Më në fund, Kate, William, Harry dhe Meghan u shfaqën së bashku në Commonëealth Day Service. Prej shumë kohësh nuk i shihnim bashkë dy çiftet mbretërore dhe sigurisht ky eveniment nuk mund të kalonte pa u komentuar.
Njerëzve nuk u shpëtojnë as detajet më të vogla në të tilla raste dhe mundohen të krijojnë drama dhe atje ku nuk ka. Fakti që Meghan dhe Harry u ulën një rresht pas William-it dhe Kate-it u bëri shumë përshtypje njerëzve që nxituan të thonë se mes vëllezërve ka shumë tension.
Por si qëndron e vërteta?
Në fakt, mënyra si ata janë ulur është e përcaktuar nga radha e fronit. Domethënë, Princi Charles ulet i pari, Princi William i dyti dhe Harry duhej të ulej pas fëmijëve të William-it, por duke qenë se ata nuk ishin të pranishëm në event, qëndronte i ulur pas William-it dhe Kate-it.
Nëse e keni harruar, ata u ulën në këtë mënyrë edhe vitin e kaluar. Kështu që, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për drama mbretërore.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…