Categories: Uncategorized

Shpagim? Harry dhe Megan duhet të kthejnë mbrapsh 2.4 milion paund

Çifti që vendosi të tërhiqej nga detyrimet mbretërore për të bërë një jetë të zakonshme, do duhet të kthejë mbrapsh rreth 2.4 milionë sterlina të taksapaguesve britanikë që i përdorën për të rikonstruktuar rezidencën e tyre.

Pak ditë pas takimit në të cilin Mbretëresha Elizabetë e II pranoi të respektonte vullnetin e nipit të saj Harry, sovrania dikton rregullat e tërheqjes së pa precedent nga familja mbretërore e kërkuar nga djali më i vogël i Charlsit e Dianës.

Pas shumë muajsh bisedime dhe diskutimeve më të fundit, mbretëresha shprehet e kënaqur që është gjetur një rrugë konstruktive dhe mbështetje për nipin e saj dhe familjen e tij, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga pallati mbretëror, që reflekton jetesën e re të Dukëve të Suseks, që i është besuar ekspertëve dhe këshilltarëve të oborrit mbretëror.

Përveçse nuk do marrë më para nga familja mbretërore, çifti duhet të kthejë mbrapsht 2.4 milionë sterlina të kontribuesve britakinë të cilat i kanë përdorur për rikonstruksionin e rezidencës së tyre në Berkshire, që ndodhet pranë kështjellës Winsdor.

Përvec parave, çifti nuk do gëzojë më titujt mbretërorë, e as do përfaqësojnë më formalisht mbretëreshën.

Këto janë pikat kryesore të rregullave që hyjnë në fuqi pranverën e ardhshme.

Në komunikatën zyrtare, shfaqet edhe dobësia e Elizabetës së II për nipin.

“Harri, Megan e Arçi do jenë përherë anëtarët e dashur të familjes sime, i kuptoj vështirësitë që kanë hasur për shkak të presioneve të viteve të fundit, dhe mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur”, thuhet ne deklaratën e Mbretëreshës.

Në komunikatë nuk mungon edhe një mendim për Megan;

“Dua t’i falenderoj për gjithë punën e tyre të zellshme në vend, në zonën e Komonuelthit e më tej. Jam shumë krenare për mënyrën se si Megan u bë kaq shpejt pjesë e familjes”.

Në fund mbretëresha ka edhe një urim për të ardhmen;

“Me shpresën e gjithë familjes sime, që marrëveshja t’u krijojë atyre mundësinë për të krijuar një jetë të re të lumtur e në paqe.”

të fundit

Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe

Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër. Procesi i…

55 seconds ago

Vota e diasporës/ Ilirjan Celibashi jep shifrat: Zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht zarfin janë 353, votuan 199 824 shtetas

Këtë të hënë, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri…

12 minutes ago

Gjermania njofton 10 milionë euro shtesë për OBSH-në

Gjermania ka rritur ndihmën e saj për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me 10 milionë euro (11,2 milionë dollarë) në…

21 minutes ago

Donald Trump reagon pas lajmit për kancerin agresiv të Joe Bide

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas lajmit tronditës për gjendjen shëndetësore të Joe Biden. Në një deklaratë të shpërndarë në…

37 minutes ago

Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin

Këtë të hënë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka vendosur ndryshimin e vendimit të mëparshëm penal…

48 minutes ago

Një emigrant humb jetën në Kanalin Anglez, mbi 60 persona shpëtohen

Një burrë humbi jetën në ujërat e ftohta të Kanalit Anglez teksa përpiqej të arrinte në Britani me një gomone…

1 hour ago