Categories: Uncategorized

Shokët e “shfrytëzojnë” për vajza, Butrint Imeri tregon historinë skandaloze (VIDEO)

Butrint Imeri mund të dijë shumë gjëra, si për shembull kur një njeri është i mirë dhe kur i keq, por sigurisht nuk di asgjë për ngacmimet seksuale dhe përdhunimet, për aq kohë sa i trajton si diçka gazmore dhe bën hajgare (nga dialekti geg – gallatë) me një histori që është tentativë për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Gjatë emisionit festiv të Prive për fundvit, Butrinti tregoi një histori “ekstrem funny” sipas tij. Ai tregoi se kohë më parë kishte qenë në një afterparty me miqtë në Shëngjin. Në hotel, një vajzë kishte bërtitur krejt papritur sepse një prej shokëve të Butrintit i kishte hyrë në dhomë dhe ishte hequr si Butrinti në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën. Pra, dy krime: Cënim privatësie dhe tentativë për përdhunim përmes mashtrimit. Pas historisë “ekstrem funny”, Butrinti, Liberta Spahiu, Ylli Limani, Shkurte Gashi dhe Fifi qeshën, shkruan Anabel.

Të lidhura

None found

Për të qartësuar Butrintin dhe këdo që guxon ta trajtojë si diçka normale një situatë të tillë: Në përkufizimin më të thjeshtë të mundshëm, përdhunimi është çdo lloj sulmi seksual që përfshin aktivitet seksual pa pëlqimin e palës tjetër. Akti i përdhunimit ose ngacmimit seksual mund të kryhet me forcë, me kërcënim, me shfrytëzim detyre, me mashtrim ose mund të kryhet kundrejt një personi të paaftë për të dhënë pëlqimin e vetëdijshëm, ka paaftësi intelektuale ose është nën moshën ligjore për të dhënë miratimin e duhur.

Sigurisht që nuk është Butrinti ai që tentoi të kryente seks me dikë përmes mashtrimit, por është Butrinti, një figurë publike që pëlqehet nga mbi 844 mijë njerëz në Instagram, ku mes tyre mund të ketë edhe vajza që janë ngacmuar seksualisht, i cili e trajtoi si diçka gallatë historinë e shokut të tij.

Është me të vërtetë për të ardhur keq që Butrinti dhe të pranishmit e tjerë, me shumicë vajza, qeshën kur ndërkohë jetojmë në një botë ku 8.6% e vajzave/grave përdhunohen çdo vit dhe vetëm një përqindje e papërfillshme zgjedhin të raportojnë në polici. Është për të ardhur keq që media, me gjithë fuqinë që ka në dorë, nuk zgjedh të edukojë ata që mendojnë si Butrinti me shokë, por përkundazi, i promovon.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

6 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

6 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

6 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

6 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

6 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

6 hours ago