Categories: Uncategorized

Kush është këshilltarja bukuroshe që infektoi Trump me COVID-19 (FOTO LAJM)

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani rezultojnë pozitiv me Covid 19, pas kryerje së testimeve.

Lajmin e ka dhënë vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ai së bashku me bashkëshorten janë izoluar, dhe do të nisin procesin e rimëkëmbjes menjëherë.

“Sonte, Melanie dhe unë u testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë BASHK˔, shkruan Trump në postimin e tij.

Komentet e presidentit Trump vijnë pasi ai konfirmoi se Hope Hicks, një nga ndihmëset e tij më të afërta, kishte rezultuar pozitive të enjten.

Hicks kishte filluar të kishte simptoma të lehta gjatë udhëtimit me avion nga një tubim në Minesota në Uashington të mërkurën në mbrëmje, sipas një zyrtari të administratës, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacione private shëndetësore.

Ajo u izolua nga personat e tjerë në avion dhe diagnoza e saj u konfirmua të enjten.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se “Presidenti e merr shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të gjithë atyre që punojnë në mbështetje të tij dhe popullit Amerikan”.

“Zyra e Operacioneve e Shtëpisë së Bardhë bashkëpunon me Mjekun e Presidentit dhe Zyrën Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë për t’u siguruar që të gjitha planet dhe procedurat ndjekin udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe praktikat më të mira për kufizimin e ekspozimit ndaj COVID-19 në masën më të madhe të mundshme si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe kur Presidenti udhëton”, tha zoti Deere.

Hope Hicks kishte udhëtuar disa here me presidentin këtë javë, përfshirë me helikopterin presidencial, për një tubim në Minesota të mërkurën dhe në avionin presidencial për në debatin e parë presidencial të së martës.

Hicks, një nga ndihmësit më të besuara të presidentit, më parë ka shërbyer si drejtore e komunikacioneve në Shtëpinë e Bardhë dhe u rikthye në administratë këtë vit përpara zgjedhjeve. Bloomberg Neës ishte media e pare që njoftoi e para se ajo kishte rezultuar pozitive.

Disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitivë për virusin, përfshirë sekretaren e shtypit të nënpresidentit Mike Pence, Katie Miller, këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe një nga asistentët personalë të presidentit.

Pas rasteve të para pozitive pranë presidentit, Shtëpia e Bardhë vendosi një regjim për testim të përditshëm për ndihmësit e lartë të presidentit. Të tjerët që do të jenë pranë presidentit dhe nënpresidentit, përfshirë gazetarët, testohen gjithashtu çdo ditë.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

17 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

37 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago