Categories: Uncategorized

Sherri viral vazhdon, Leonora përplaset live në emision me Labinotin: Ishte ofenduese për mua (VIDEO)

Pak ditë më parë debati i Leonora Jakupit dhe Labinot Tahirit bëri bujë në media. Këngëtari paralajmëroi protestë nëse dasmat do të anuloheshin nga Koronavirusi sepse janë burim të ardhurash për shumë këngëtarë, ndërsa Leonora u shpreh se i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

Replika e saj nuk u prit aspak mirë nga Tahiri i cili u shpreh “Leonorë, shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë s’kena çka flasim se sa për raste të varfëra që ka Kosova e që si di as shteti e unë i di e merrem me to, ti vetëm në televizor i sheh.”

Të lidhura

None found

Mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkte për emisionin “Debat Plus”, dyshja janë përballur live. Leonora i tha këngëtarit se ai në fakt e ka keqkuptuar mesazhin e saj.

“Mua Labi më ka keqkuptuar, nuk e ka kuptuar të saktë mesazhin tim. Kam reguar kur kam parë thirrjen për protestë. Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por ka mënyra tjera, ka kushte të tjera, jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Mendimi i lirë është i lejueshëm ne demokraci.

Reagimi i tij ka qenë nuk e di, lojë fjalësh. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e Koronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat. Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzuar aq shpejt”, u shpreh këngëtarja.

“Nuk është punë e juaja Leonorë se si e shpenzojmë kaparin. Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka replikuar Tahiri.

“Përgjigjja jote ka qenë shumë ofenduese për mua Labi. Ti ke përmendur aty se rastet e rënda unë i shoh vetëm në TV. Është e vërtetë që ti ke bërë humanizëm, por nuk është e thënë që gjithë njerëzit që ndihmojnë, të dalin nëpër media dhe të flasin për ndihmat e tyre”, ka shtuar Leonora.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

2 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

2 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

2 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

2 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago