Categories: Uncategorized

Sara Hoxha e pranon: U infektova me koronavirus në Dhërmi! (FOTO LAJM)

Trashëgimtarja e “Top Media”, Sara Hoxha, e pyetur sot në Instagramin e saj nëse është e sigurtë që të udhëtohet gjatë një pandemie, ka zbuluar se ka qenë e infektuar.

“A është e sigurtë të udhëtosh gjatë pandemisë?”, ishte pyetja që Hoxha iu përgjigj hapur në Instagramin e saj.

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok. Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë mirë.

Nuk jam eksperte, kështu që bëj kërkimet e tua dhe besoji vetes”, ka shkruar Sara në postimin e saj në Instastory.

“Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dhimbje të tmerrshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën. Zgjati 4-5 ditë. Kam fjetur 16-17 orë në ditë, gjë që ishte shumë e pazakontë për mua.

Në ditën 6-7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije. Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10-të. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan pasi unë u largova për dy javë. Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton Koronavirusi është një çmenduri!

Akoma nuk ndihem 100%. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, ka shkruar Sara.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago