Categories: Uncategorized

Sadna dhe Alek, trafikantë droge? Aktorët reagojnë pas lajmit tronditës

Sara Khan dhe Angad Hasija, dy aktorët e njohur të Bollywood-it, mendohet të jenë thirrur nga Zyra e Kontrollit të Narkotikëve (NCB), nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

Të enjten (24 shtator), aktorja e njohur Abigail Pande dhe i dashuri i saj koreograf u arrestuan nga policia, pasi braktisën shtëpinë në mëngjes.

Sipas raporteve, Abigail dhe Sanam kanë përmendur gjatë dëshmisë emrat e Sara Khan dhe Angad Hasija për shitje droge. Sidoqoftë, kur u kontaktuan, Sara Khan dhe Angad Hasija mohuan çdo lidhje me tregtinë e drogës.

Në një bisedë ekskluzive me televizionin ‘India Today’, Sara Khan tha: “Nuk kam informacion për këtë. Unë e mësova nga mediat që është përmendur edhe emri im. Unë nuk kam marrë kurrë drogë. Nuk e di si dhe pse u përmend emri im.

Ndoshta, sepse jam parë në festa, më pëlqen të jem pjesë e festave, por nuk mund të pranoj që emri im të përdhoset në mënyrë të tillë.

Të jesh në party nuk do të thotë të jesh e droguar apo të merresh me drogë. Sinqerisht, nuk kam ndonjë informacion për këtë, por nëse ndodh diçka, do t’ju njoftoj”.

Më tej aktorja tha se “do të kërkoja nga të gjitha mediat të mos transmetonin lajme të rreme. Ju lutemi, tregoni çfarë është e vërtetë dhe mos abuzoni me emrin e askujt.”

Së bashku me Sara Khan, edhe kolegu i saj Angad Hasija është bërë pjesë e hetimit. Lajmi ende nuk është zyrtar, por mendohet se edhe Angad është bërë pjesë e këtij rrjeti droge.

Angad Hasija është në Chandigarh, duke xhiruar për videoklipin e tij të ardhshëm. Duke folur për Televizionin India Today, Angad Hasija tha: “Jam shokuar pasi kam dëgjuar lajmin. Është një lajm i rremë dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Emri im po keqpërdoret në këtë çështje, gjë që është shumë e gabuar.”

Sara Khan është bërë pjesë e ekranit prej më shumë se 13-vjetësh. Ajo u bë e famshme me rolin e Sadnës në serialin “Bidaai”, por ka qenë pjesë edhe e shumë shfaqjeve televizive.

Hetimi i policisë duket se po zgjerohet me shpejtësi, pasi jo vetëm Bollywood-i (industria e filmit), por edhe televizioni është implikuar në rrjetin e drogës.

të fundit

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

9 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

39 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

47 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

2 hours ago