Categories: Uncategorized

Rrjeti ka fakte, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë martuar në fshehtësi? (FOTO LAJM)

Surpriza të reja nga çifti i njohur Gigi Hadid dhe Zayn Malik. Nëse menduat se pas lajmit të shtatzënisë së modeles, gjithçka do të mbaronte aty, e keni menduar gabim.

“Cosmopolitan” shkruan se Gigi dhe Zayn kanë hedhur një hap tjetër në marrëdhënien e tyre dhe e ka fjalën pikërisht për hapin më të rëndësishëm siç është martesa.

Të lidhura

None found

Ka qenë Zayn që ngjalli këtë diskutim dhe këto dyshime. Këngëtari i njohur i “Pillowtalk” ka bërë në krahun e tij një tatuazh të ri dhe nuk është aspak një tatuazh i zakonshëm. Ai ka gdhendur në trupin e tij poemën e martesës së Kahlil Gibran, një poemë e cila lexohet shpesh në ceremonitë e martesave.

“Ne kemi lindur bashkë dhe bashkë do të jemi gjithmonë”, thuhet në poemën e famshme të martesës, e cila tashmë është tatuazhi më i ri i Zayn Malik.

Nisur nga kjo, fansat po hamendësojnë se Gigi e Zayn janë fejuar ose martuar tashmë.

Fansat nuk do të befasoheshin nëse çifti gjithashtu do ta mbante sekret fejesën ose martesën e tyre, pasi edhe shtatzënia e Gigit u mbajt e fshehur për 5 muaj.

Mesa duket Gigi dhe Zayn kanë vendosur që ta kalojnë bashkë pjesën tjetër të jetës.

Gigi Hadid është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë. Mendohet se në muajin shtator ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Zayn dhe Gigi duken me të vërtetë të lumtur dhe sipas burimeve të “People”, ata janë “duke u përgatitur për jetën e tyre të re”. Gjithashtu burimi ka shtuar se Gigi dëshiron që të ketë shumë fëmijë në jetën e saj.

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

3 hours ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

3 hours ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

3 hours ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

3 hours ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

3 hours ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

3 hours ago