“Taramelja” nuk është më ai që njihni. Jo vetëm që është një vit më i rritur, por edhe me një shkronjë më tepër. Xheison Bafti, vogëlushi 9-vjeçar që mori vëmendjen e të gjithëve në sezonin e dytë të Piter Panit, është rikthyer edhe një vit më vonë.
Por një vit më i rritur, një vit më i pjekur dhe, “për fatin tonë të keq”, pa T-në e tij karakteristike.
Sapo nisi prezantimin e tij, Alketa tha se personazhi që i bëri të gjithë për vete sezonin e kaluar, jo vetëm për të folurën karakteristike, humorin që krijoi, por edhe historinë e pazakontë familjare, tashmë nuk është më ai që kemi njohur: “…Ai ka filluar shkollën këtu në kryeqytet dhe ata që ishin të shqetësuar për “T” e tij dhe na kritikuan dhe na thanë që po bënim show, dua t’u them me keqardhje që nuk e çuam tek logopedisti, thjesht pritëm që ai të rritej. “T”-ja ka ikur dhe ai nuk e thotë më. Kështu që Taramelja është bërë Karamele. Ishte proces i rritjes. Është bërë çun i madh tani dhe Xheisoni nuk e thotë më “T”. Jam shumë e mërzitur sepse ishte lezeti dhe kripa”, – tha moderatorja dhe menjëherë u shfaq në skenë Xheisoni.
Në një “test” të shkurtër me Alketën, Xheisoni i tha të sakta të gjitha fjalët, me të cilat ne kishim qeshur pa fund një vit më parë. Edhe taramelet, tani janë karamele.
Xheison ka nisur shkollën në Tiranë prej një viti tashmë, por tha se e merr malli për të gjithë shokët në Myshqeta, fshatin e tij të dashur, me fushat me gjelbërim e me ajër të pastër.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…