Rezarta Shkurta i përdor rrjetet sociale gjithmonë për çështjet e punës dhe biznesit, por duket se karantina ka “ndërhyrë” edhe këtu.
Shkurta ka zgjedhur këtë herë të ndaj disa detaje nga jeta përsonale me ndjekësit, gjithashtu edhe në lidhje me dashurinë e saj me Ermalin.
Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se një incident me makinë ka qenë shkaku i njohjes me Ermalin, i cili me sa duket e paska pasur fajin vetë.
Ajo tregon me shaka, se Ermali, duke qenë nga Gjirokastra, nuk e pagoi dëmin por e mori për nuse:
“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”,– është përgjigjur Rezarta Shkurta sipas Dosja.al.
Më pas ajo tregon se si çdo çift edhe ata vetë kanë ato ulje-ngritjet e tyre dhe në shumicën e rasteve, shkak i grindjeve është vetë këngëtarja.
“Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu…”- shkruan Rezarta Shkurta.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…