Categories: Uncategorized

Qeqa: Presidentët do të ishte mirë të punësojnë njerëz që e duan dhe e njohin futbollin

Komentatorja e sportit, Qëndresa Krelani, e njohur si Qeqa, nuk pajtohet me disa nga presidentët e skuadrave kosovare të futbollit.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se presidentët do të ishte mirë të punësojnë njerëz që e duan dhe e njohin futbollin dhe jo të bëjnë gjithçka vetë, vetëm pse investojnë.

Ky është postimi i plotë i Qeqës:

Disa, ama veq disa presidentë te klubeve ne Kosove hiq nuk dallojne prej atyre presidentëve sheik te evropes. Gjepin plot. Trurin per futboll bosh.

Futbollit i nevoiten afer sa me shume njerez qe jane plake tu honger bari te stadiumeve. Ata duhet me marr vendime sesi te dizajnohet nje klub.

Ti president je veq sponsor. Je nje njeri i privilegjum qe jep pare per me ta kthy fantazine ne realitet.

Por momentin kur puneson puntore dhe ju imponon gjithmone me mendu njejte sikur ti, atehere ke punesu sherbetore, dhe kjo nuk i ngjason nje skuadre me projekt europiane… Dy zgjidhje i ke. Te punesosh ne klub njerez me eksperience, pasionant dhe super te afte ose njerez te urte, te mire dhe pa fjale. Kete te dyten po e praktikoni me shume sepse ne si Shqiptare kerkojme njerez qe na binden pa kerku mendimet e tyre. Dhe fatkeqesisht ckado qe eshte mendim i ri konsiderohet opozite e keqe.

Kur e nderton nje banese, nje pallat apo çkado çoft, puneson arkitektet apo klase punetore per finalizim. Jo pse t’ka ra qejf mi pasuru arkitetin apo punetorin, por pse ti nuk din me projektu dhe ndertu siq dijne ata.

Njejte edhe ne klub. Nese mendon qe duhet mu bo siq thu ti, veshi kopaqkat ose dorezat e portierit edhe dil fitoje lojen. Veshe uniformen e delegatit ose te trajnerit, edhe qitna ne Evrope.

Per fund ne cdo liber te futbollit thuhet “President i suksesshem je, jo sa para ke apo ben, po sa trofe fiton me njerez zemra e te cileve refuzon parate para betimit per trofe”

Pareli shume…Presidenta me P te madhe shume pak.

të fundit

Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin

Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e…

38 minutes ago

Mbi 2 mijë efektivë dhe 500 civilë, The Guardian për Shqipëri-Serbi: Pajisjet kundër dronëve janë gati, Ismail Morina është “zhdukur”

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën…

47 minutes ago

Për të 28-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar…

1 hour ago

Porti i Durrësit/ Kapet ‘Land Roveri’ me sende të paligjshme, shpallet në kërkim poseduesi kosovar

Një rast i trafikut të armëve është zbuluar në Portin e Durrësit, ku pas një kontrolli në një automjet të…

2 hours ago

Zjarr në një azil për të moshuarit në Spanjë, humb jetën një person, plagosen 19 të tjerë

Një burrë 93-vjeçar ka vdekur dhe 19 persona të tjerë janë plagosur në një zjarr në një azil pleqsh në…

2 hours ago

Mallakastër/ Kapen duke ujitur fidanë k*nabisi, arrestohen dy persona, procedohet edhe kryeplaku i fshatit (EMRAT)

Një parcelë me 1881 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Çërrilë të Mallakastrës. Dy persona, Arben Sulua dhe Elidon Shehaj…

2 hours ago