Një nga moderatoret e reja të talentuara, Ester Bylyku ka pranuar se është e lidhur me një biznesmen dhe se është e shumë e dashuruar pas tij.
Rudina Dembacaj: Je single Ester?
Ester Bylyku: Jam në një lidhje.
Rudina Dembacaj: Sa kohë të ditës të merr fatlumi?
Ester Bylyku: Shumë.
Rudina Dembacaj: Sa kohë ke që je e lidhur dhe me se merret i dashuri yt?
Ester Bylyku: Jam e lidhur prej disa muajsh dhe ka një biznes të vetin dhe është shumë i mirë në fushën e vet edhe na ka ngjitur kur i thonë.
Rudina Dembacaj: Si ja keni bërë në këto ditë karantinë për t’u takuar Ester?
Ester Bylyku: Ka autorizim (qesh).
Ester Bylyku është kthyer pas në kohë dhe ka treguar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora një nga skenat e saj më ekstreme të xhelozisë.
“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde
I thashë unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashë këtu ka diçka që nuk shkon. S’ka dashur që unë të shkoj me te. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.
Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë do e kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. I thashë dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse se unë atë doja.
Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm. Ka qenë shumë zhgënjim”, tregon Esteri.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…