Categories: Uncategorized

Princeshë Izabela tregon si i propozuan të luante tek “Sulejmani i madhërishëm: Do habiteni

Aktorja turke Melike Ipek Yalova rolin e saj të parë e luajti në serialin “Sulejmani i madhërishëm” i cili po transmetohet aktualisht në TV Klan.

Me rolin e Princeshës Izabela, aktorja arriti të bëhej e famshme menjëherë edhe pse nuk kishte eksperiencë në aktrim. Në një intervistë, ajo ka treguar se propozimi për të luajtur në serial ka ardhur shumë rastësisht, madje mund të themi se është një histori interesante.

Të lidhura

None found

“Do habiteni, por mua më propozuan të luaja në serialin “Sulejmani i madhërishëm” teksa po konsumoja peshk. Fillimisht unë i kisha kërkuar një mikut tim producent të më gjente një rol të vogël në ndonjë serial.

Ai më tha se gjërat nuk funksionojnë kështu dhe do ta mendonte. Mendova se mbaroi me kaq. Një ditë me një mikeshën time shkuam të konsumojmë peshk në një restorant pranë detit. Unë në fakt nuk kisha ngrënë kurrë peshk në jetën time.

As mikesha ime nuk e pëlqente. Por atë ditë thamë “Hajde të hamë shëndetshëm sot”. Në tavolinën ngjitur nesh ishte producentja Nermin Eroglu.

Ajo më dha kartvizitën e saj dhe më tha “Nuk e di çfarë pune bën, por unë jam producentja e Sulejmanit të Madhërishëm”. Më vonë e telefonova dhe shkova në xhirime. Edhe pse ajo më pëlqeu, kishte dyshime nëse mund ta bëja këtë punë.

Xhiruam një skenë të shkurtër dhe më pas takova producentët e tjerë. Pasi ata thanë në rregull, mora rolin. Nëse e do diçka shumë, Zoti ta jep! Nuk e mendoja se do të arrija deri këtu. Kur i kërkova mikut tim të më gjente një rol, po pretendoja diçka të vogël, por arrita më shumë se kaq”-tregoi aktorja.

të fundit

Noah Wyle shpallet mashkulli më seksi i vitit 2026 nga People: “Nuk e imagjinoja se do ta merrja këtë nder

Noah Wyle është shpallur Mashkulli më Seksi i Gjallë nga revista People për vitin 2026, me aktorin 55-vjeçar, i cili…

31 seconds ago

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…

1 minute ago

Haxhiu dhe Dukaj flasin për forcimin e bashkëpunimit dhe rrugën drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi,…

10 minutes ago

Sekonda tmerri”, pasagjerët rrëfejnë kaosin pas aksidentit tragjik në Spanjë: U rrëzuam njëri mbi tjetrin

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…

10 minutes ago

Partizani U-19 pëson disfatë të thellë në shtëpi, Hradec Králové shënon gjashtë gola

Partizani U19 - Hradec Kralove U19Partizani U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League ndaj…

17 minutes ago

E rëndë në Itali/ U raportua i zhdukur më 7 tetor, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pa shenja jete në një pus të thellë (EMRI +FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi…

24 minutes ago