Categories: Uncategorized

Po vjen era hit! Zbulohet dueti ndërkombëtar i Elvana Gjatës (FOTO LAJM)

“Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar”.

Kështu u shpreh Valdrin Sahiti kohë më parë për miken e tij Elvana Gjata.

Kjo e fundit para disa ditësh ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se me shumë mundësi fotot janë shkëputur nga videoklipi i ri që ajo po sjell.

E në fakt autorja e hitit “Ku vajti” po vjen me një bashkëpunim, pasi duket se ajo ka bashkuar forcat me një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Ajo që na ka çuar drejt këtij detaji janë fotot e postuar në të njëjtin vend.

Orhan ka postuar këto foto, ku është shfaqur edhe Elvana në fotot e fundit, madje ajo edhe i ka pëlqyer ato.

Në fakt, rreth një vit më parë, DJ i njohur postoi në Instastory një video ku dëgjohej një vijë muzikore dhe i kishte bërë tag Elvanës.

Nuk ka ende detaje rreth këtij dueti, por me siguri do jetë WOW!

Elvana Gjata na ka munguar të gjithëve këtë verë. Përtej faktit që nuk ka qenë aktive në muzikë, ajo u shkëput për dy muaj edhe nga rrjetet sociale.

Disa ditë më parë ajo u rikthye në Instagram, duke publikuar disa foto ku shfaqet me një look të ri flokësh, por pas disa postimeve kuptuam se ato i përkasin së kaluarës.

Nostalgjike për look-un e saj të para 3 viteve, Elvana sjell një mori postimesh në njërën prej të cilave ajo shfaqet me mikun e saj Valdrin Sahiti.

Mirëpo, në fillim të kësaj jave ajo ka postuar një video në Instagram, ku shihet duke notuar në det dhe nga sa na la të kuptojmë ndodhet në jug të Shqipërisë.

Nuk e dimë nëse ky rikthim i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthimin në muzikë, por diçka e themi me siguri: na ka munguar shumë.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë./iconstyle

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago