Categories: Uncategorized

Plas LIVE në emision mes vajzave të “Përputhen”: Kur e ke humbur virgjërinë ti? (VIDEO)

Një debat i ashpèr plasi ditën e djeshme mes Antonetës dhe Edonës, dy prej protagonisteve të emisionit “Përputhen”, qëllimi i të cilit është të krijojë çifte. Gjithçka nisi nga pyetja “Kur e ke humbur virgjërinë”, që u bë në takimin e Dejvit me Edonën ku kjo e fundit u përgjigj “E kam lënë për natën e parë të martesës”.

Menjëherë pas kësaj, Antoneta reagoi duke thënë se Edona u ndje disi e ndrojtur dhe zgjodhi të japë një mesazh publik për të gjithë vajzat që hezitojnë të tregojnë eskperiencat e kaluara.

Të lidhura

None found

“Pak më parë ai (Dejvi) e pyeti dhe për të dashurit që ka pasur dhe tha ka pasur të dashur por më pak se pesë. Unë ndjeva një lloj frike, hezitimi të Edonës. E donte shumë ta theksonte këtë natën e parë të martesës. Unë nuk e di, nuk po them që nuk e besoj po them që në qoftë se nuk është e vërtetë dhe e ka thënë për t’u dukur. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, shumë vajza e kanë problem pavarësisht jetës që bëjnë kanë frikë të flasin, sidomos publikisht, sidomos nëse diçka e tillë dëgjohet nga prindërit e tyre.

Sado vjeç të jenë në qoftë se nuk kanë një raport serioz, fejesë ose martesë, e kanë shumë komplekse përgjigjen e kësaj pyetje dhe në shumicën e rasteve japin këtë si përgjigje. Unë thjesht dua t’u jap një forcë të gjitha atyre që të kenë më shumë vetëbesim tek vetja. Nuk ka lidhje aspak kjo pjesa e frikës ndaj familjes. Familja duhet ta kuptojë që kur je maxhoren e dinë vetë se çfarë do të bësh, kjo nuk është një gjë tabu për t’u bërë”, tha Antoneta.

Ndërsa Edona iu përgjigj duke thënë: “Unë mund të jap shumë informacione për jetën time private, po them edhe nëse do të krijoj një lidhje në PërPuthen mund edhe t’ja them për të dashurit që kam pasur. Por nuk dua t’i përgjigjem çdo lloj pyetje. Meqë t’i dukesh shumë e hapur për çdo gjë mund të vazhdosh, orën, sekondën, minutin dhe thuaj çdo gjë.”

Antoneta replikoi sërish duke i thënë se po e banalizon muhabetin. “Ti u kape tek ish të dashurit dhe unë po them meqenëse ti ke më shumë për të thënë, unë të sugjeroj që të shprehesh më shumë për veten tënde”, iu përgjigj sërish Edona.

të fundit

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

21 minutes ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

1 hour ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

2 hours ago

A e parashikoi Pedri finalen e Botërorit? Postimi misterioz në Instagram i një viti më parë u bë realitet

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…

3 hours ago

De Paul u përgjigjet kritikëve: Argjentina në gjysmëfinale, rrugëtimi na kënaq

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…

3 hours ago

The cost of a job in education: From 5 to 10 thousand euros in bribes to become a teacher in Albania

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago