Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka treguar një moment prekës të jetës së saj.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Topalli tha se në momentin kur po lindte vajzën e saj Megin, te rruga përballë maternitetit po kalonte arkivoli i babait të saj.
“Unë kur kam lindur Megin kam pasur edhe një histori të veçantë në fakt dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kam qenë shumë e qetë. Sepse ditën që ka lindur Megi është bërë varrimi i babait tim.
Domethënë lindja është përshpejtuar për shkak se disa orë më përpara më vdiq babai.
Dhe kujtoj që kur unë po lindja, kur Megi po lindte në maternitet, tamam tek rruga përballë maternitetit po kalonte arkivoli, kështu që ai ka qenë një moment me emocione tepër të forta, sa dhimbje aq edhe gëzim”, tha ajo teksa foli edhe për lumturinë e të qenurit gjyshe, pas lindjes së nipit të saj.
Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, vijon të jetë pjesë e lajmeve, jo vetëm për triumfin në spektakël,…
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit. Ky propozim vjen pas ftesës së Albin…
Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit,…
Kim Kardashian e bëri hyrjen e saj në Met Gala 2025 në mënyrë të vonë, por me shumë stil. Ajo…
Personi që shihni në foto, është 29-vjeçari Ardit Beshiri, është i riu që prej tre ditësh rezulton i humbur, pas…