Categories: Uncategorized

Për të mbrojtur zërin e saj, Dua Lipa heq dorë nga “veset” (FOTO LAJM)

Dua Lipa ka zbuluar se ka hequr dorë nga pijet alkoolike dhe ka lënë duhanin në përpjekje për të mbrojtur zërin e saj.

Krijuesja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçe, e cila po arrin gati të renditet e para në Mbretërinë e bashkuar këtë javë me albumin e saj të ri, “Future Nostalgia”, tha që ndërmori këto veprime për të ruajtur vokalin e saj shpirtëror, shkruan DailyMail.

Të lidhura

None found

Dua, e cila aktualisht është e izoluar në Londër me të dashurin e saj Anëar Hadid, 20 vjeç, është e njohur për dashurinë e saj për mbrëmjet dhe festat.

Ajo tha së fundmi në një intervistë për The Sun: “Unë nuk konsumoj prodhime të qumështit para se të këndoj”.

“Unë gjithashtu kam ndaluar së piri duhan, as kur jam duke bërë turne”, shtoi ajo.

Këngëtarja e hitit “Neë Rules” është detyruar të shtyjë turneun e saj në Evropë për shkak të pandemisë coronavirus.

Ajo tha: “Ishte e dhimbshme të shtyja turneun, por të gjithë duhet të jemi të sigurt. [2021] do të jetë viti ynë, mendova se viti 2020 do të ishte”.

Dua së fundmi foli edhe mbi bazën e saj të izolimit gjatë krizës së coronavirusit.

Këngëtarja aktualisht po qëndron në një shtëpi me qira me të dashurin, kjo pasi apartmenti i tyre ishte shkatërruar thuajse krejtësisht nga fqinjët e saj të cilët kishin bërë renovime.

Duke folur për “Good Morning Britain” të mërkurën, ylli, i cili sapo ka publikuar albumin e saj të dytë, tha se gjërat po shkojnë mirë pasi si rrallë herë ajo po gëzon më shumë kohë qëndrimi me të dasurin e saj.

“Puna ime është gjithmonë si, ku po shkoj, çfarë po bëj më pas? Nuk ka nevojë të jetë kaq urgjente. Shumë nga ato takime thjesht mund të jenë një email”, tha Lipa duke përshkruar rutinën e saj të ngarkuar.

“Ndoshta kjo është një thirrje zgjimi për të filluar vërtet mbrojtjen e planetit tonë. Unë mendoj se do të kemi më shumë empati për njerëzit në mbarë botën që u janë dashur të merren me krizën. Kjo nuk bën diskriminim dhe ne të gjithë po e kalojmë së bashku”, tha tutje këngëtarja me origjinë shqiptare.

Lorrene pyeti për familjen e Duas që duhej të linte Kosovën gjatë Luftës Ballkanike dhe se si ata janë një bandë shumë “stoike” dhe kanë kaluar shumë. Dua u pajtua, duke theksuar: “Unë mendoj se pasi të kalojmë dy luftëra, ata janë si: ‘Ky është një çmim i vogël për të paguar … ne mund të mblidhemi bashkërisht për të provuar dhe shëruar botën. E vetmja që duhet të bëjmë është të përpiqemi të ulemi në sofrat tona dhe të shikojmë TV, kështu që unë mendoj se mund ta bëjmë”.

Mes krizës së coronavirusit, Dua vendosi ta publikojë më herët për fansat albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, të cilin kishte planifikuar ta nxirrte në treg më 3 prill, por e lansoi më 27 mars.

të fundit

Bild: Katër emra të Gjermanisë shmangën penalltinë vendimtare kundër Paraguait

Gjermania u eliminua nga Paraguai në fazën e 1/16-tës të Kupës së Botës. Pas kohës shtesë, rezultati ishte 1-1, me…

7 minutes ago

Atentati me bombë ndaj Vadim Ermolaev, në hetim dy pista: nga çështjet e djalit Artur deri te përplasjet për asetet në Ukrainë

Autoritetet e Monakos dhe të Francës po punojnë për të zbardhur arsyet e atentatit me bombë ndaj biznesmenit ukrainas Vadim…

7 minutes ago

Tërmeti i fortë në Venezuelë! Shënohen 2 mijë viktima ndërsa shtohet rreziku i përhapjes së epidemive (VIDEO)

Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën Venezuelën më 24 qershor, duke vrarë të paktën 1,943…

12 minutes ago

Katër tifozë anglezë u nisën për Botërorin 1986 dhe e kthyen atë udhëtim në një jetë të re larg shtëpisë

Nga një udhëtim për të ndjekur Anglinë në Kupën e Botës, përfunduan duke ndërtuar një jetë të re në Amerikën…

13 minutes ago

VLEN: 306 projekte po transformojnë komunat shqiptare

Nga VLEN thonë se për vite me radhë, komunat shqiptare u lanë në margjinat e investimeve, ndërsa projektet zhvillimore vareshin…

19 minutes ago

Iliria mban në skuadër dy emra kyç, vazhdojnë deri në 2027 ish-lojtarët e Superiores

IliriaKlubi i Ilirisë vazhdon me misionin e saj për të qenë akoma dhe më konkurrues në sezonin e ardhshëm të…

19 minutes ago