Categories: Uncategorized

Për një arsye madhore, Prince Harry dhe Meghan Markle heqin dorë nga Instagrami

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do ta përdorin më llogarinë e tyre @sussexroyal në Instagram. Të hënën, çifti bëri postimin e fundit në mediat sociale, vetëm një ditë para se të tërhiqen zyrtarisht si anëtarë të familjes mbretërore. Në deklaratën e tyre në Instagram shkruhet:

“Siç e ndiejmë të gjithë, bota në këtë moment duket jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne jemi të sigurt se çdo qenie njerëzore ka potencial dhe mundësi për të bërë ndryshime – siç duket tani në të gjithë globin, në familjet tona, në komunitetet tona dhe në ato në vijën e parë të frontit – së bashku ne mund të ngrihemi për të përmbushur këtë premtim.

Ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për shumë çështje që janë ngritur si rezultat i kësaj pandemie.

Ndërsa të gjithë e gjejmë pjesën që duhet të luajmë në këtë ndryshim global dhe në ndryshimin e zakoneve, ne po fokusohemi në këtë kapitull të ri për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë.

Edhe pse nuk mund të na shihni, puna vazhdon.

Faleminderit për këtë komunitet – për mbështetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e botës. Mezi presim të lidhemi së shpejti. Ju keni qenë të shkëlqyer!

Deri atëherë, ju lutemi kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin”.

Tani që Harry dhe Meghan po jetojnë në LA dhe nuk do të jenë më anëtarë të familjes mbretërore, çifti “do të kalojë disa muaj të përqëndruar në familjen e tyre dhe në atë që munden, të jenë të sigurt në jetën e tyre private, për të mbështetur dhe punuar me angazhimet e tyre bamirëse, ndërsa zhvillojnë edhe organizatën e tyre të ardhshme jofitimprurëse.” Një nga projektet e para të Meghan përfshin rrëfimin e dokumentarit “Disneynature’s upcoming Elephant”. Harry, nga ana tjetër, kohët e fundit shtyu “Invictus Games” për shkak të pandemisë së koronavirusit.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

26 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

40 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago