Ideja e shfaqjeve të modës teksa globi përballet me Covid-19 duket e pamundur, por në vend të anulimit, kjo industri po parashikon masa për t’u përshtatur gjatë pandemisë.
Sot (e martë, 21 prill), Këshilli Britanik i Modës njoftoi se Java e Modës në Londër do të vijojë sipas datave të planifikuara, 12-14 qeshor, por në vend të një shfaqjeje fizike, përmbajtja do të transmetohet në një platformë dixhitare në londonfashionëeek.co.uk.
Caroline Rush, drejtoreshë ekzekutive në Këshillin Britanik të Modës, tha se “duke krijuar një platformë kulturore të javës së modës, jemi duke përshtatur inovacionin dixhital për t’iu përshtatur më mirë nevojave tona dhe për të ndërtuar një vitrinë globale për të ardhmen”.
Përmbajtja do të jetë e ndarë në disa mënyra: me video live në Instagram, pyetje-përgjigje, podcast, konferenca në Zoom, video etj.
Platforma dixhitale do të përmbajë edhe një sallë ekspozite virtuale për të nxitur shitjet.
Një praktikë e tillë nuk ndodh për herë të parë në Londër, pasi Shangai mbajti shfaqje dixhitale në fillim të prillit, po ashtu edhe Tokio në mars, por Londra është qyteti i parë nga qytetet e mëdha të sfilatave.
Ndryshimi i radhës lidhet me veshjet e burrave dhe të grave, pasi për herë të parë, shfaqjet nuk do të kenë ndarje gjinore, një hap i ri dhe me rëndësi në këtë industri, që vitet e fundit është përpjekur të thyejë barrierat përcaktuese.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…
Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…
Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…