Categories: Uncategorized

Pas komplikacioneve në operacion, ish-Miss Universi humbet këmbën (FOTO LAJM)

Një bukuroshe kolumbiane që ka konkuruar në Miss Universe u detyrua të gjymtonte këmbën e saj pas komplikacioneve të një operacioni për të hequr në masë në barkun e saj.

32 vjeçarja Daniella Alvarez, u tregoi dje fansave të saj për operacionin dhe më vonë shkruante se “gjaku nuk po mbërrin” në këmbë, çka detyroi doktorët ta gjymtonin atë.

Të lidhura

None found

Ajo tha se kishte shkuar në spitalin Fundacion Cardioinfantil në kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota për të hequr një masë që kishte dalë në barkun e saj.

Gjatë operacionit doktorët kuptuan se masa ishte mbështjellë rreth aortës kryesore dhe ajo pësoi një ishemi, pra mos furnizim të mjaftueshëm me gjak të një organi ose pjese të trupit.

Alvarez ishte kurorëzuar Miss Kolumbia në 2011 dhe më pas përfaqësoi vendin e saj në Miss Universe 2012.

Ajo nuk fitoi por me këtë mori një vend si prezantuese në televizion dhe tashmë ka 1.6 milionë ndjekës në Instagram.

Pas gjymtimit Alvarez shpërndante foto të vetes dhe të afërmve në spital.
Ajo i shoqëronte foto me një lutje për Virgjëreshën Mari “që gjithmonë më ka qëndruar pranë” dhe se “paqja e optimizmi” për situatën i kanë ardhur nga Zoti.

Alvarez shtonte: “Muajt që vijnë do të jetë të vështirë, por e dua trupin tim njëlloj si më parë. E di se me dorën e Zotit do të eci përpara”.
Ajo shtonte se do të marrë së shpejti një këmbë prostetike në mënyrë që të vazhdojë “të kërcej, të vrapoj t’i jap biçikletës dhe të bëj gjithçka që dua”.

të fundit

Prodhim i lartë pjeshke në Lumas, fermerët të pakënaqur me çmimet e tregut

Prodhimi i pjeshkës dhe nektarinës në Lumas të Cërrikut ka qenë i bollshëm këtë vit, por fermerët thonë se çmimet…

3 minutes ago

Shpëtohet pas tetë ditësh nën 140 tonë rrënoja në Venezuelë, i mbijeton tërmetit një burrë

Tetë ditë pas tërmeteve të forta që goditën Venezuelën më 24 qershor, një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat…

11 minutes ago

Vendet pritëse lënë gjurmë të forta në Kupën e Botës 2026

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar…

17 minutes ago

Ylli i Senegalit tërhiqet nga kombëtarja: “Nuk kthehem pa ndryshim të stafit”

Senegali u eliminua në mënyrë dramatike nga Kupa e Botës 2026, pasi shpërdoroi epërsinë prej dy golash ndaj Belgjikës për…

23 minutes ago

Kallëzim penal për 61-vjeçarin nga Shkupi, dyshohet se sulmoi fizikisht një polic në Makedonski Brod

MPB njofton se ka ndaluar një 61-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka sulmuar një nënpunës policor."Zyra e Jashtme…

27 minutes ago

Automjeti përfshihet nga flakët në rrugën Kuç-Qeparo, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit,…

31 minutes ago