Categories: Uncategorized

Pas gjithë fjalëve, Alketa Vejsiu ka diçka për të thënë në ditëlindjen e saj

Ditën e sotme, moderatorja shumë e njohur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, feston ditëlindjen e saj.

Ajo mbush 36 vjeç dhe në këtë ditë tepër speciale për të ka vendosur të hapë zemrën me ndjekësit dhe të japë një mesazh të rëndësishëm.

Alketa ka folur pa doreza për gjithçka që ka ndodhur deri tani në jetën e saj, që prej sukseseve e deri tek “dështimet” e gabimet, që e kanë prekur por e kanë mësuar të luftojë më fort.

Këtë 36-vjetor, moderatorja mendon se është në gjysmën e rrugës së saj dhe tregon se ka ende rrugë për të bërë.

“Sot është ditëlindja ime!
10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon.Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam!
Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins
Dua të ndaj me ju dy mësime.
1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion.Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal cdo dite njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet nje shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën.
Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar.

Faleminderit edhe juve që më jepni mundësi të ndaj mendimet e mia, ju që zgjidhni të më ndiqni dhe merrni kohë nga koha juaj për të më shkruajtur në inbox. Pas ekranit të këtij telefoni nuk është Alketa që ju njihni; energjike, ambicioze, luftarake dhe ëndërrimtare që nuk ndalet për suksesin! Tani po ndaloj vrapin dhe po ju flas sinqerisht! Pas ekranit të telefonit është Alketa tjetër me një zemër të ndjeshme që lëndohet, por ku ligësia nuk ka gjetur kurrë vend dhe ku dashuria ka udhëhequr gjithmonë.

Në ditëlindjen time, dua t’ju ftoj të gjithë juve virtualisht të ngremë një dolli për dashurinë dhe jetën. Jemi të gjithë studentë, asnjëherë maestro dhe vetëm kështu mund të ecim përpara. Përqafime!

Miami 19 janar 2020.”- janë fjalët e moderatores në shkrim.

të fundit

Dosja “Partizani”/ Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja për Berishën e Malltezin do kalojë për gjykim

Këtë të hënë, në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse…

26 seconds ago

Vijon numërimi i votave të diasporës/ Xhaçka kryeson ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Vijon numërimi i votave për diasporën, që është edhe përcaktuese për kandidatët, që do të hyjnë në parlament, nga ana…

28 minutes ago

Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga…

48 minutes ago

Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona

Këtë të hënë, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka…

1 hour ago

Përfshihet nga flakët banesa në Magjate të Kuçovës

Gjatë orëve të natës në fshatin Magjatë të Kuçovës, një banesë është përfshirë nga flakët.  Menjëherë pas njoftimit, në ndihmë…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87.3 lekë dhe shitet me 88.6 lekë. Euro, blihet me 97.8…

2 hours ago