Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo”-s.
Këngëtarja është e dyta nga vajzat me origjinë shqiptare që do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit të mirënjohur italian, pas Alketa Vejsiut.
None found
Mediat italiane shkruajnë se Dua Lipa do të përfitojë nga rasti për të promovuar turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, për të cilin do të udhëtojë sërish në Itali në fund të prillit. Emri i turneut është marrë nga albumi i saj i dytë, që do të dalë këtë pranverë, i cili përmban hitin “Don’t start now”.
E ndërkohë që Dua nuk ka reaguar aspak për këtë lajm në Instagram, (përveç një fotoje me pica ku shkruan: E dua Italinë!”, ditën e djeshme, Alketa Vejsiu dha lajmin e bukur se do të jetë moderatore në “Sanremo”, së bashku me një sërë figurash të njohura të skenës në Itali, si si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.
Prezantuesi kryesor Amadeus konfirmoi edhe pjesëmarrjen e këngëtarit Massimo Ranieri, i cili do të bëjë duet me Tiziano Ferro-n dhe popstar-in britanik Mika.
“Ne po punojmë për të nënshkruar kontrata me emra të tjerë të njohur si Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha prezantuesi dhe drejtori artistik i festivalit.
Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.
Abissnet SuperioreNuk ka diskutime, Bernard Karrica po përjeton sezonin më të mirë në karrierë [...]Read More...
Protesta para Ministrisë së Arsimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përshkallëzuar në djegien e 2 koshave me mbeturina,…
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…
Ditën e sotme, studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të…