Reperi Fero po qëndron i izoluar në Gjermani gjatë këtyre ditëve të emergjencës Covid-19, ndërsa partnerja e tij Arbenita ka ngecur në Angli.
Në pamundësi për t’u takuar, ata komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot u futën në një video live së bashku.
Teksa bisedonin lidhur me fansat dhe “haters-at” e tyre, Fero përmendi faktin se të gjithë duhet ta kenë zili sepse për dy vite do të marrë pasaportën gjermane.
Madje, reperi deklaroi hapur se sapo ta marrë pasaportën gjermane, nuk do të flasë më as shqip.
Kjo sipas tij, thjesht sepse nuk ka dëshirë.
“Ti me pasaportë gjermane, unë me pasaportë angleze, të gjithë hater-at le të plasin.”- u shpreh Arbenita.
Siç ka treguar më herët, Fero është shpërngulur për të jetuar në Gjermani dhe duket se “do ta harrojë” vendin dhe gjuhën e tij sapo të marrë pasaportën./iconstyle/
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…
Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një…
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…
Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një…
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…
Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të…