Categories: Uncategorized

Nuk mungoi as në pasarela, si e fshehu hap pas hapi për 5 muaj shtatzaninë Gigi Hadid (FOTO LAJM)

Gigi Hadid thuhet se po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik dhe e ka fshehur shtatzëninë për muaj me radhë në sytë e gjithë botën që e ndjek hap pas hapi.

Sipas TMZ, supermodelja 25-vjeçare është 20 javë shtatzënë – gjë që do të thotë se bebi pritet të vijë në jetë në fillim të shtatorit.

Të lidhura

None found

Pas disa vitesh lidhje me ish-yllin e One Direction thashethemet se dyshja ishin rikthyer së bashku lindën në dhjetor 2019 – kohë kjo kur mendohet se Gigi ka mbetur shtatzënë.

Pavarësisht se e ka fshehur shtatzëninë e saj për më shumë se pesë muaj, ikona e modës nuk u ndal në punën e saj dhe u shfaq në disa shfaqje pasarelash këtë vit.

Më 22 janar, Gigi u vesh si një marinse seksi për koleksionin Pranverë / Verë 2020 të stilistit Jean-Paul Gaultier në Javën e Modës në Paris.

Disa javë më vonë, Gigi veshi një fustan të zi dantelle të gjatë deri në dysheme gjatë shfaqjes së Tom Ford AW20 në Milk Studios në Los Angeles, më 7 shkurt.

Kështu në muajt e parë modelja e njohur ia lejoi vetes ekspozimin e trupit ndërsa kur barku nisi të rrumbullakosej Gigi u ngjit në pasarelë me veshje të gjera.

Në shkurt 25-vjeçarja nisi të vishte veshje të lirshme si në përditshëri por edhe në sfilata, veshje që e ndihmonin atë të fshihte rrumbullakosjen e barkut.

Modelja filloi të veshë veshje më të lirshme, më 12 shkurt kur sfiloi në pistën e Marc Jacobs gjatë Javës së Modës në Neë York në një xhaketë të bardhë dhe një fund.

Bukuroshja bjonde ”hoqi dorë nga këpucët e saj me taka për t’i zëvendësuar to me balerinat e sheshta e këpucë të rehatshme.

Më 20 shkurt, Gigi veshi një fustan me lule të gjatë deri te gjuri, gjatë shfaqjes së modës së “Moschino” për Javën e Modës në Milano.

Ndërsa ishte në Paris në 3 Mars, Gigi – e cila njihet për veshjet e saj ‘rock’ dhe që i ekospozojnë linjat – veshi një këmishë me vija, pantallona të lirshme, një shall dhe një pallto të gjerë, veshje kjo që i mbulonte barkun që asokohe kishte nisur të rritej.

të fundit

Aliba Bellingham mohon lidhjen me Andrew Mountbatten-Windsor: Jemi vetëm të njohur

Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj…

2 minutes ago

Zbulohet kapiteni i ri i Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

Bernardo Silva do të jetë kapiteni i ri i përfaqësueses së Portugalisë, duke marrë shiritin që për më shumë se…

7 minutes ago

Nga ndeshja e yjeve në Cyrih te patericat në Torino: Del Piero pëson lëndim serioz

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje miqësore në Cyrih, ku morën pjesë edhe…

8 minutes ago

Visar Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

20 minutes ago

Leoni XIV shkon në Argjentinë, vizita e Papës zhvillohet në sfondin e tensioneve me Milein

Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…

20 minutes ago

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

23 minutes ago