Categories: Uncategorized

Një personazh plot me mistere, cilat janë fjalët e fundit të Princeshë Dianës

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më.

Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.

Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa sot kanë kaluar 20 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris. Princeshë Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes.

Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës. Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”. Në intervistën e tij të parë me mediat, Gourmelon, 50 vjeç, tha se mendonte se Princesha e Uellsit do t’i mbijetonte aksidentit. Ai tha se 36-vjeçarja ishte e vetëdijshme kur u nxor nga makina. Diana më pas pësoi një arrest kardiak, pasi u vendos në një barelë.

Lady Di vdiq tragjikisht pak orë më vonë në spital.

“Makina ishte një kaos dhe ne u morëm me të si në çdo aksident rrugor. Ne nisëm punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë”, tha zoti Gourmelon për “The Sun”.

Ai shtoi:

“Gruaja, që më vonë kuptova ishte Princesha Diana, ishte në dysheme në shpinë. Ajo po lëvizte shumë pak dhe unë mund të shihja se ajo ishte gjallë. Munda të shoh se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte asnjë shenjë gjaku. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësoheshe…i thashë se isha atje për ta ndihmuar dhe siguruar atë. Ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.

“Tani e di që ajo kishte pësuar lëndime serioze të brendshme…Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë përgjithmonë me mua”, shton ai.

Princesha, Dodi al Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul humbën jetën pas aksidentit në tunelin e Pont de Alma. Princeshë Diana nëse do të ishte akoma gjallë do të gëzonte dashurinë e dy anëtarëve më të rinj të familjes, mbesës dhe nipit të saj, Princit George dhe Princeshës Charlote.

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Bushat, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat me 3 të plagosur rëndë, ku një makinë u përplas…

5 minutes ago

Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin “doktor”, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024

Numri i diplomave të doktoraturave po tkurret me shpejtësi këto vitet e fundit, por me 2024 u dhanë vetëm 31…

44 minutes ago

Brooklyn Beckham ‘rinovon’ premtimet e martesës pa familjen Beckham, tensionet vazhdojnë

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, rinovuan premtimet e martesës më 2 gusht në një ceremoni luksoze në…

54 minutes ago

Natë makthi për Nejmarin/ Braziliani pëson humbjen më të thellë në karrierë dhe shpërthen në lot… (VIDEO)

Ishte një e diel makthi për Nejmarin dhe Santosin. Përpara një turme vendase në Vila Belmiro, skuadra e Sao Paulos…

1 hour ago

Viti i ri shkollor 2025-2026/ Mësimi nis më 8 shtator, datat e periudhave të pushimeve dhe provimeve të klasave të 9-ta e maturës

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026. Sipas njoftimit, institucionet arsimore në…

1 hour ago

Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe…

2 hours ago