Categories: Uncategorized

Një patriote si Dua, por nuk mungon reagimi i këngëtares serbe (FOTO LAJM)

Dua Lipa ka shpërndarë peticionin që po qarkullon online, për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Linja që shenjon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni që kërkon vendosjen e Kosovës në hartë ka mbledhur rreth 11,000 firma që në ditën e parë. Këtë peticion e ka shpërndarë edhe Dua Lipa në Instastoryn e saj duke treguar si gjithmonë që nuk i harron rrënjët e saj sado lart të fluturojë.

Mirëpo, si duket ky postim nuk i ka pëlqyer aspak serbëve dhe këngëtarja Jelena Karleusa nuk ka ngurruar të shpreh pakënaqësitë edhe në Instagram.

Ajo ka publikuar storyn e Duas, duke e akuzuar se po shpërndan urrejtje dhe i bën thirrje ta përdor profilin për të dhënë mesazhe dhe dashuri.

E dashur @dualipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj)
Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në mbarë botën!

Madje i kujton edhe faktin se Hashim Thaçi po përballet me Gjykatën Speciale të Hagës. Nuk e dimë me siguri se ku e pa urrejtjen këngëtarja në fjalë apo po e përdor këtë për vëmendje, por le të themi se Dua ende nuk i ka kthyer përgjigje.

Ndoshta Jelenas do i bënin mirë disa leksione historie dhe gjeografie, por dyshojmë se mund t’i kuptojë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago