Categories: Uncategorized

Nga fotot provokuese te shamia, rrëfehet Shkëndije Mujaj (FOTO LAJM)

U paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu, për vite të tëra realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore. U përfol shumë e shumë, saqë në një moment ajo vendosi të mbulohej.

Shkëndije Mujaj vjen në këtë bisedë ku tregon arsyet pse u mbulua, rrugën e Zotit, të cilën po e ndjek dhe arsyet e tërheqjes nga muzika.

Të lidhura

None found

U bë një kohë që nuk ke publikuar ndonjë projekt të ri, do të thotë kjo që je tërhequr nga muzika?

Shkëndije Mujaj: Shumë e vërtetë është se jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që e kisha.

Çfarë përfitove e çfarë humbe nga karriera muzikore që kur ke filluar?

Shkëndije Mujaj: Fitova shumë gjëra materiale, të cilat, ashtu siç erdhën shpejt, edhe ikën shpejt, pare pa pikë bereqeti (haram). E humba kohën duke jetuar pa shijen e imanit, kënaqësi që nuk të kërkon asgjë përveç bindjes ndaj Zotit. Thjesht njoha shumëkënd, por jo atë që më krijoi.

E ke përjetuar rëndë humbjen e nënës, sa mundesh ta gjesh veten tani dhe si është jeta jote?

Shkëndije Mujaj: Po, i dashuri im Allahu xh.sh e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndiej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet, por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetje: ku shkoi dhe a ka nevojë ta ndihmojmë diçka? Vazhdojnë jetën sikur mos kishte ndodhur asgjë. Ajo më rri para syve, kur e pashë nënën time të ngrirë dhe të ftohtë u binda se caktimi i Allahut do të ndodhë, pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë, i lutem me kënaqësi ta mëshirojë nënën time dhe të na ribashkojë ne Xhennet InshAllah.

Mendon se je e gatshme të bëhesh nënë dhe të krijosh familje, pavarësisht asaj që e mban fshehur hermetikisht, jetën private pra?

Shkëndije Mujaj: Unë jam e gatshme të pranoj çfarë vjen nga Allahu, ai është planifikuesi im.

Mbështetësit dhe fansat nuk do kenë mundësi të shohin videoprojekte atraktive nga Shkëndija?

Shkëndije Mujaj: Ndjekësit e mi do kenë shansin të njohin të vërtetën InshAllah. Do mundohem t’ua paraqes realitetin.

Porosia juaj për femrat, qofshin të famshme apo jo….

Shkëndije Mujaj: Porosia ime për të gjithë femrat është: feja islame nuk erdhi të na e vështirësojë jetën ne, por të na e lehtësojë se çdo gjë çfarë është urdhëruar nga Allahu, është për të mirën tonë, paçka që ne nuk e kuptojmë fillimisht. Kur unë pata dalë para 10 viteve me deklaratën që i arrita format e mia përmes sportit, askush nuk më besoi. Pastaj e provuan dhe u bindën. Tani e kam edhe një mesazh: Provojeni vetë. Nëse nuk do gjesh lumturinë që je duke kërkuar ndër vite, eja më kërko mua. E provuar dhe aprovuar 1 milion për qind, garantoj./ Panorama Plus

të fundit

Dopieta e Harry Kane i jep Anglisë kualifikimin, RD Kongo mposhtet 2-1 pas përmbysjes

Anglia ka siguruar një vend në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Republikën Demokratike të Kongos…

11 seconds ago

Day 32 of the protest begins, citizens gather in Skanderbeg Square and a march toward the Prime Minister’s Office is expected

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës në sheshin “Skënderbej”. Grumbullimi si…

28 seconds ago

Pankarta me ironi dhe mesazhe të forta në protestën e 32-të: “Qytetarët janë ende këtu” dhe “Nuk e blen dot heshtjen tonë”

Pankartat janë kthyer në një nga elementët më të spikatur të protestave, duke përdorur humorin, ironinë dhe referenca nga memet…

44 seconds ago

The DP begins electing its new Presidency, Berisha proposes two candidates to lead the National Council, and MPs stand out in the race

Demokratët u mblodhën sot për të përzgjedhur Kryesinë e re të Partisë, pasi më herët ishte zgjedhur Këshilli Kombëtar. Deri…

49 seconds ago

Students Reject Dialogue with Rama: Stickers on MPs’ Cars, a Symbolic Response to Fines Against Emigrants

Një grup studentësh, të cilët para pak ditësh shpalosën banderolën në Universitetin Politeknik deklaruan se nuk do të dialogojnë me…

1 minute ago

Three homemade bomb explosions in Thessaloniki target New Democracy officials, one official’s mother also loses her life

Selaniku u trondit në orët e para të mëngjesit nga tre sulme të koordinuara me bomba artizanale gazi, të cilat…

1 minute ago