Categories: Uncategorized

Nga erdhi kjo? Dj Blunt sulmon sërish Ledrin: Pa mua do kishe qenë të lagjja

Ashtu si herën e parë, krejt nga hiçi, DJ Blunt shpërtheu sërish për Ledri Vulën, këtë herë duke përmendur tërthorazi edhe Capital T.

Çfarë ndodhi më parë: Përmes një videoje live në Instagram, Capital T dhe Ledri prezantuan bashkëpunimin e tyre të parë, i cili do të jetë pjesë e albumit të Capital T, “Skulpturë”. Në mars, Ledri publikoi albumin “10/10”.

Në IstaStories, DJ Blunt thotë se Ledri dhe një tjetër që s’është me rëndësi i bëjnë qejfin njëri-tjetrin në Instagram se gjoja e kanë kthyer në trend të bërit albume. Në vijim, ai Blunt thotë se “është duke nxjerrë albumin e nëntë”, ndryshe nga Ledri që “pas 20 viteve karrierë, mezi e nxorri një album”.

Sipas Blunt, “nëse s’do të kishte qenë ai, Getoar Selimi, RTV21 e të tjerë që e kanë ndihmuar, Ledri do të ishte akoma duke qëndruar te lagjja”.

Ledri nga ana tjetër, nuk ka reaguar.

Në shkurt të 2018-s, Dj Blunt u fut në Instagram dhe shprehu gjithë hatërmbetjet që kishte me Ledrin dhe Gjikon. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, Ledri u prononcua për sherrin para kamerave:

“Prej gjithë njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar këta [Dj Blunt dhe Real 1] janë të parët… nuk e di pasha Zotin. Blunti është një prej DJ më të mirë. Si DJ kam shumë respekt për të, për çfarë ka bërë më përpara, por çfarë problemesh psiqike ka tani, unë psikiatër s’jam. Unë me njerëzit lë kujtime dhe kujtimet e bukura nuk dua të m’i prishë një fazë e keqe që kalojnë ata.”

Bashkëpunimin e tyre, “Nëse m’don ti”, Ledri vazhdon ta performojë në mbrëmje live.

të fundit

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…

43 minutes ago

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…

46 minutes ago

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

1 hour ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

1 hour ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

1 hour ago

Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.…

2 hours ago